Europa

Ministrja e Transporteve jep dorëheqjen pas polemikave mbi sigurinë e aeroporteve

Ministrja belge e Transporteve, Jacqueline Galant dha dorëheqjen pasi u akuzua nga opozita se ka neglizhuar raportet që tregonin mangësitë në çështjet e sigurisë në aeroportet në Belgjikë, njoftoi agjencia belge e lajmeve “Belga” duke cituar burime zyrtare.

”Dorëheqja e Jacqueline Galant u pranua nga mbreti Philippe i Belgjikës”, njoftoi kryeministri, Charles Michel sipas “Belga”-s.

Tre javë pas atentateve që shkatërruan aeroportin e Brukselit, ministrja ishte vënën nën kritika pasi kishte mohuar se kishte marrë një raport të Komisionit Evropian ku tregohej se që nga prilli 2015 shërbimet e saj nuk kishin mjete financiare të mjaftueshme për të zhvilluar inspektime në aeroporte, por ajo u kundërshtua nga shefi i administratës së saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button