Te ndryshme

Sa është kostoja që ta mbash Leninin si të gjallë

Shkencëtarët rusë kanë arritur që ta mbajnë trupin e liderit të revolucionit komunist sovjetik në një gjendje të mirë. Pasi vdiq, ai u balsamos dhe tani prehet në një mauzoleun të ndërtuar në qendër të Sheshit të Kuq në Moskë. Punonjësit e tij ditë për ditë kujdesen, që trupi të ruhet dhe të mos pësojë asnjë dëmtim

Trupi i Vladimir Leninit është gati 146 vite i vjetër, por kur e shikon ai nuk ngjan më shumë sesa 53 vjeç.

Shkencëtarët rusë kanë arritur që ta mbajnë trupin e liderit të revolucionit komunist sovjetik në një gjendje të mirë. Pasi vdiq, ai u balsamos dhe tani prehet në një mauzoleun të ndërtuar në qendër të Sheshit të Kuq në Moskë. Punonjësit e tij ditë për ditë kujdesen, që trupi të ruhet dhe të mos pësojë asnjë dëmtim.

Këtë vit, qeveria ruse do të shpenzojë rreth 13 milionë rubla nga fondet e saj federale, ose rreth $198,000, për t’i kryer shërbimet të tjera trupit të liderit.

Sipas website-it të agjencisë shtetërore së prokurimit publik, është kontraktuar një kompani e cila merret me punë bio-mjekësore për konservimin e trupit të Vladimir Leninit, që ai të ngjajë njësoj sikur ishte i gjallë.

Shkencëtarët rusë kanë kaluar 92 vite duke e mbajtur trupin e balsamosur të liderit sovjetik në formë të mirë. Ata çdo vite e zhysin trupin në lëndë kimike, procedurë kjo e nevojshme që për t’u ruajtur nga dëmtimet.

Sipas shkencëtarit Jeremy Hsu, i cili shkruan edhe për revistën shkencore “Scientific American”, kjo procedurë zgjat për rreth 1 javë, dhe trupi futet në lëngje me solucion glucerozë, formaldehide, acetat potasiumi, alkool, peroksid hidrogjeni, solucion acidi acetik dhe sodium acetiku. Gjithashtu, ky shkencëtar kontribuon në këtë proces shpjegon çfarë është e vërtetë nga trupi i balsamosur i liderit komunist dhe çfarë shkencëtarët kanë hequr.

Që të mund të mbajnë gjendjen e saktë të trupit të Leninit, stafi duhet që të ndërhyjë në trup e ndonjëherë edhe të zëvendësojë pjesët me një vëmendje të jashtëzakonshme dhe me përpikëri të madhe ndaj detajit.

Qerpikët e tij janë zëvendësuar nga ata artificialë, pasi u dëmtuan gjatë procedurës fillestare të balsamosjes.

Punonjësve të laboratorit iu desh që të trajtonin pjesë të trupit me myk dhe rrudha. Ky problem ishte më i madh sidomos në vitet e para pas procedurës.

Shkencëtarët shkuan deri aty sa krijuan edhe pjesë lëkure artificiale, pasi një pjesë e lëkurës origjinale të liderit sovjetik në pjesën e këmbës humbi në vitin 1945.

Ata e ribënë hundën e tij nga e para, gjithashtu edhe pjesë të tjera të trupit me qëllim që t’i jepnin në tërësi trupit të balsamosur pamjen origjinale.

Një material që e merr formën lehtë i bërë nga parafina, glicerina dhe karotena zëvendësoi shumicën e yndyrës së lëkurës, në mënyrë që të ruhej pamja origjinale e saj.

Megjithatë, një pjesë e mirë e rusëve mendojnë se trupi i Leninit duhet që të largohet nga mauzoleuni dhe të varroset. Presidenti i vendit, Vladimir Putin tha se Lenini duhet të qëndrojë aty ku është dhe krahasoi vendin e tij të prehjes me shfaqjen e relikteve të shenjtorëve ortodoksë në manastire.

Lenini ishte një revolucionar komunist, politikan, dhe teoricien që luajti një rol të rëndësishëm në drejtimin e shtetit rus. Nën udhëheqjen e tij, në fillim Rusia, dhe më pas i gjithë Bashkimi Sovjetik u kthyen në një sistem që qeverisej nga vetëm një parti, ajo komuniste. Ideologjikisht ai qe marksist, ndërsa teoritë e tij politike njihen si “Leninizëm”.

Ai konsiderohet si një nga figurat me më shumë influencë në shekullin  XX. Pas vdekjes, ai u kthye në një simbol dhe doktrina e tij në një kult në të gjitha vendet komuniste, e sidomos në Bashkimin Sovjetik, deri pasi ai u shpërbë. Marksist-leninistët atë e shikojnë si një kampion të socializmit, kurse për kritikët e të majtës dhe të djathtët, Lenini është themeluesi i një diktature totalitare përgjegjëse për luftën civile dhe abuzimet në masë të të drejtave të njeriut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button