MaqedoniaRajoni

Maqedoni, Ivanov nuk tërhiqet përkundër kërkesave të 4 partive politike

Partitë kryesore politike në Maqedoni, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH i kanë dërguar secila veç e veç letër Presidentit George Ivanov, nga i cili kanë kërkuar që të tërheqë vendimin e tij për amnistinë e politikanëve nën hetim.
Por, thirrjet e 4 subjekteve politike nuk ia kanë ndryshuar mendjen Ivanovit. Përmes një konference për mediet, ai ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend ta tërheqë vendimin e tij për të falur 56 politikanë që janë nën hetim.
“Me vëmendje i kam ndjekur dhe analizuar të gjitha reagimet pas vendimit tim. Mendoj se vendimi është në të mirë të shtetit dhe ju informoj se nuk tërhiqem. Çdonjëri, që mendon se i kam cënuar ndonjë të drejtë dhe që dëshiron pafajësinë e tij ta dëshmojë para gjykatave, e ftoj të më drejtohet me kërkesë për anulimin e vendimit për faljen e tij. Pasi të pranoj kërkesa të tilla, do të ftoj ekspertë të drejtësisë për t’i shqyrtuar ato”, tha George Ivanov, President i Maqedonisë.
Duke folur për reagimet e fundit rreth vendimit të tij për amnisti, Ivanov iu bëri thirrje përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që të jenë të kujdesshëm, pasi – siç u shpreh ai – aktivitetet e tyre në Maqedoni mund të keqkuptohen.

Related Articles

Nje koment

  1. Njeri i ndyre ky ivanovi,mbron te korruptuarit,krimnelte e pa drejtesite,mjere ai popull e ai vende.Ai popull duhrt te mose ndaloje protestat deri ne largimin e tije me turpe.Kriminele mbrojtes i te kqiave per interesat e tija te pa drejta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button