Ekonomia

Gjiknuri: Marrëveshja me CEZ, e vetmja rrugë zgjidhje me mirëkuptim

ministri-damian-gjiknuri-kuvend-parlament-foltoreMinistri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, deklaroi të enjten në Kuvend se e vetmja rrugë ishte zgjidhja me mirëkuptim e marrëveshjes me kompaninë çeke CEZ.

Gjiknuri tha se qeveria e mëparshme pasi i hoqi licencën kompanisë çeke dhe vuri një administrator të ri, nuk bëri asnjë hap tjetër, pavarësisht sugjerimeve të studios së avokatisë për të paditur e para palën çeke apo për të bërë një vlerësim të kompanisë.

Për shkak se iu dha mundësia palës çeke që ta padiste e para qeverinë shqiptare, zyra avokatore na rikonfirmoi në muajin maj të këtij viti, se pala shqiptare kishte pak mundësi të fitonte çështjen.

“Siç u kam thënë edhe më parë, bashkëveprimet e palës shqiptare nga dhjetori i viti 2012 çuan në dëmtimin e interesave të palës shqiptare dhe në zvogëlim të shanseve për të fituar çëshjen”, citoi ministri Gjiknuri një korrespondencë me zyrën avokatore të kontraktuar nga qeveria e mëparshme për mbrojtjen e interesave të palës shqiptare.

Për këto arsye, citon Gjiknuri korrespondencën e zyrës avokatore, risku i vazhdimit të procesit, është risk i shtuar dhe nuk mund të garantojmë se pretendimet e palës çeke do të mund të rrëzoheshin apo pretendimet e qeverisë shqiptare që ende nuk kishte bërë padinë do të merreshin paarsysh nga Arbitrazhi.

Për këtë, tha ministri Gjiknuri, zgidhja me mirëkuptim e marrëveshjes me kompaninë çeke ishte e vetmja rrugë. Ai theksoi se një zgjidhje e tillë ishte sugjerim edhe nga institucionet ndërkombëtare financiare. Kjo zgjidhje i hap rrugë investimeve, tha ai, pasi sektori kishte nevojë për investime gjë që do ishte e pamundur me statusin juridik të paqartë të kompanisë.

“Nëse ne nuk do të bënim disa ndërhyrje të nevojshme, sistemi do të hynte në kolaps”, deklaroi Gjiknuri. Sipas tij, borxhi i krijuar nga keqmenaxhimi i kompanisë llogaritet mbi 1 miliard dollarë, shifër kjo që cënon rëndë sigurinë e furnizmit me energji të vendit.

Projektligji ‘Për zgjidhjen me mirëkuptim të marrëveshjes ndërmjet palës shqiptare dhe Shoqërise CEZ,A.S” synon rikthimin e aksioneve të zotëruara nga CEZ, duke kaluar pronësinë e sistemit të shpërndarjes në administrim të plotë shtetëror. Sipas marrëveshjes, Shoqëria CEZ, a.s., do t’ia transferojë aksionet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipërmarrje, falas (vlerë simbolike 1 euro).
CEZ Shpërndarje do t’i paguajë CEZ, a.s.-së shumën totale prej 87.1 milionë euro ose 94.9 milionë euro me interesa, shumë e cila do të paguhet në këste në periudhë kohore që shtrihet deri në vitin 2018.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button