Maqedonia

Hahn: Nuk do ta njohim qeverinë e re në Maqedoni, nëse nuk ka zgjedhje të drejta

Eurokomisioneri për zgjerim, Johannes Hahn, ka deklaruar se është mjaft i zhgënjyer nga zhvillimet e fundit në Maqedoni, duke theksuar se është investuar shumë në marrëveshjen e Përzhinos për ta kthyer vendin në rrugën euro-atlantike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto fjalë Hahn i tha në fjalimin e tij në institutin”Brookings” në Washington, duke u përgjigjur në pyetjen e Diasporës së Bashkuar Maqedonase (DBM).

Ai tha se shumë nga afatet nuk u respektuan, dhe se nuk ka asnjë mendim se si do të shkojnë punët pas zgjedhjeve, megjithatë thotë se mundet vetëm t’i ftojë partitë politike, shoqërinë civile, që të ulen në tavolinën e bisedimeve dhe t’i përkushtohen të ardhmes euro-atlantike të vendit.

Hahn thotë se demokracia nënkupton arritjen e një kompromisi dhe një marrëveshje, e jo të ketë qëndrime fituesi ose humbësi. Ai ka theksuar se nuk do të njihet qeveria e re, nëse partitë politike nuk punojnë bashkë dhe nuk mbeten të fokusuar në zgjedhje të drejta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button