Home / Teknologji / “Fshin” kompaninë nga serverat, por në të vërtetë…

“Fshin” kompaninë nga serverat, por në të vërtetë…

Ajo që në fakt dukej si një gabim i madh teknologjik ka qënë një rreng.

Marco Masala ka rrëfyer se ka mjaftuar vetmë një kod për të fshirë pëfundimisht të dhënat e kompanisë së tij, duke sjellë kështu dhe zhdukjen e saj. Në një forum të posaçëm kishte kërkuar ndihmë për këtë rast.

Kodi i vendosur gabimisht nga programuesi në serve, që mbante të dhënat e rreth 1500 klietnëve, lexohet në forumin Server Fault, është ‘rm -rf’, një komandë e njohur për rrezikshmërinë e saj. “Rm” është për komandën “remove” (heq), “-r” do të thotë se kjo komandë vlen dhe për nëndirektoritë, ndërsa “f” do të thotë “force”, i jep urdhër programit të injorojë çdo paralajmërim që lidhet me operacionin e fshirjes.

“Të gjithë serverat janë fshirë, edhe backup offline, sepse programi shërbente pikërisht për t’i krijuar. Si mund ti marr sërish në një kohë të shkurtër?”, shkruan Marsala.

Përgjigjet e ekspertëve në forum nuk kanë dhënë shpresa dhe pas shumë sugjerimesh negative, Marco shkruan “Më vjen keq që ju gënjej, por lajmi ishte një rreng”.

“Po kënaqem shumë pasi jam duke bërë një eksperiment për të treguar se sa e dinë se si funksionon. Komanda që kam dhënë në artikull nuk ka lidhje me sistemin operativ të treguar në vetë artikull, por duket se askush nuk e kupton. Në këtë moment mbi 140 mijë persona janë duke lexuar skriptet e tyre. Me saktësimet që janë dhënë në komente mund të shkruhet një libër”, tha Marco.

Leave a Reply

%d bloggers like this: