Kronika

E denoncon Berisha, Emiljano Shullazi shoqërohet në polici

Policia ka shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Tiranë Emiljano Shullazin. Shullazi, mësohet se është shoqëruar pas denoncimeve të bëra nga ish kryeministri Berisha.

Forca të shumta policie po kontrollojnë në banesën e tij.

Burime për gazetën Express bëjnë me dije se policia po ushtron kontrolle edhe në banesat  e personave që njihen si të afërt me Emiljano Shullazin.

Shoqërimi i tij është bërë në lidhje me disa deklarata që ka bërë ish kryeministri Berisha, se Shullazi i ka kërkuar kandidatit për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni të tërhiqet nga gara

Shoqërimi i tij është bërë në lidhje me disa deklarata që ka bërë ish kryeministri Berisha, se Shullazi i ka kërkuar kandidatit për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni të tërhiqet nga gara.

Sipas Berishes, ne takimin e sotem me gazetaret: “Emiljano Shullzai përcakton rektorët në Tiranë. Dje profesori i nderuar Mynyr Koni ka paraqitur në mënyrë të papritur dorëheqjen. Por dje, Shullzai i kërkoi dorëheqjen Konit. Ka shkaktuar me tre makina, dhe tek profesori Dhori Kule. I kanë kërkuar në mënyrë kërcënuese që ti heq çdo mbështetje Mynyr Konit”.

“Nuk e di nëse i kanë kërkuar më shumë se kaq, pasi unë nuk jam lidhur me Mynyr Konin dhe Kule, pasi burimi është 100 për qind i sigurt. unë nuk do isha këtu para jush. në këto rrethana, besoj unike në planet, ngjarje e tillë nuk ka ndodhur as në ditët më të zeza të diktaturës komuniste.”, tha Berisha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button