Ekonomia

Të huajt që po blejnë prona në Shqipëri

Tërheqja e të huajve për vendin tonë po shndërrohet dita-ditës në një trend, të ushqyer nga filizat e 3-4 viteve më parë dhe 2015 ishte dëshmitar i interesit të europianoqendrorëve jo vetëm për të pushuar, por edhe për të investuar në pasuri të patundshme në bregdet. Ajo që po shihet si një dukuri e re këtë vit është “pengesa” që mund të hasë turizmi shqiptar nga kriza e emigrantëve.

Si blerës të pronave, norvegjezët janë në nivel shumë më të lartë në numër se nacionalitete të tjera në vendet nordike. “Norvegjezët e parë kanë blerë apartamente në Sarandë që në vitin 2008. Ndikim mjaft të mirë në promovimin e Sarandës si destinacion turistik ka agjencia suedeze ‘Apollo’, e cila operon si në Suedi edhe në Norvegji.”- pohon Ilir Konomi nga “Albania Property Group”.

Por, nuk mbeten pas as polakët, të cilët prej më shumë se 4 viteve kanë marrë me qira hotele në Jug të vendit, të cilët i menaxhojnë tërësisht vetë. Shembull është hoteli “Mediterran” në Sarandë, por edhe disa hotele të ngjashme, të cilat janë kryesisht të kapaciteteve 30-40 dhoma.

Nga ana tjetër, polakët duken si nacionaliteti më i interesuar për blerje pasurie të patundshme për turizëm, kryesisht për apartamentet e vogla dhe të lirë në breg të detit, deri në 40 mijë euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button