Home / Moda / Këpucët Gucci, koleksioni vjeshtë/dimër 14-15 ( Video )

Këpucët Gucci, koleksioni vjeshtë/dimër 14-15 ( Video )

Gucci prezanton këtë vit koleksionin e këpucëve për vjeshte/dimër 2014-15 nder me origjinalet ne këtë sektorë, një linje ku format klasike shpesh me një pamje vintage miksohen me theks ngjyrash te ndezura përveç se materialeve te çmuara. Maison italiane mendon për një linje te pasur me te reja dhe përgatitet për te lancuar tendenca shume interesante për stinën e ftohte.

Siç mendohet maisonet e  mëdha te modës janë gjithmonë e me shume te hapura ndaj eksperimentimeve shume origjinale ne vitet e fundit, për këtë koleksionet e tyre janë te pasura me modele ne forma ekstravagante. Gucci adhuron te çudisë me propozimet e tij ne fushën e veshjeve por edhe ne atë te aksesoreve, kështu qe stilisti italian vjen me një linje këpucësh qe bien shume ne sy.

Behet fjale për çizme prej lëkurë pitoni me taka te larta dhe te holla por edhe nga ato me take kuadrate. Karakteristika me e veçante i përket ngjyrave baze te çdo modeli, çizme prej lëkure reptilësh ne ngjyrën roze, turkeze por edhe te verdhe me efektin klasik degrade, tipik për këtë materiale. Nga çizmet tek këmbalet klasike qe arrijnë deri poshtë gjurit dhe me pas modele overknee propozuar nga firma me taka te larta plateau, ne versionin e lëkurës mat apo me shkëlqim.

Dekoltetë janë menduar me taka te larta plateau për ato qe preferojnë modele ekstravagante, ndersa për ato qe adhurojnë forma me tradicionale hapësirë për dekoltetë me maje te holle dhe me take bamboo, ikonike te brandit. Ne koleksionin e këpucë te sheshta bien ne sy slippers, balerina ne materiale dhe ngjyra te ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.