Home / Teknologji / 165 mijë aplikacione për shëndetin, por pak kontroll

165 mijë aplikacione për shëndetin, por pak kontroll

Janë gjithnjë e më shumë aplikacione mjekësore të disponueshme në treg, që nga ato të monitorimit të diabetit e tensionit, e deri tek sistemi i thirrjes së emergjencës me sendore Ecg, me një numër përdoruesish plot 500 milionë.

Ky është një treg në rritje të vazhdueshme theksojnë ekspertët në një konferencë të inxhinierëve klinikë në Bari të Italisë, raporton Ansa.

Por megjithatë, ende nuk ka një kontroll të rregullt, sidomos në Europë, pasi në SHBA është hedhur ndonjë hap.

Duke numëruar vetëm aplikacionet në anglisht në rrjet, janë 165 mijë të tilla, që i dedikohen shëndetit, që nga numëruesit e thjeshtë të kalorive deri tek ata që duke u lidhur me pajisje fizike e transformojnë smartphone në një pajisje të vërtetë mjekësore.

Ky është një sektor që për kompanitë elektromjekësore do të thotë një biznes i ri që në 2018 do të vlerësohet 6.9 miliardë dollarë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: