Amerika

Trump kontestohet në Bufalo; 6 të arrestuar

Momente tensioni janë verifikuar në Bufalo, ku Donald Trump ka vendosur të mbyllë fushatën elektorale në shtetin e Nju Jorkut, pak orë nga votimi i zgjedhjeve paraprake.

Kandidati për Shtëpinë e Bardhë është kontestuar ashpër dhe si pasojë e trazirave 6 persona janë arrestuar jashtë vendit ku po zhvillohej eventi elektoral, ndërsa 21 të tjerë janë larguar nga policia.

Në brendësi të “First Niagara Center” kanë qenë rret 11.400 persona, por biletat e shitura kanë qenë për rreth 25 mijë dhe jo të gjitha të siguruara nga mbështetësit e Trump.

Veprimet kundër tij kanë nisur sapo miliarderi ka filluar të flasë dhe është ndërprerë disa herë. Ndërsa jashtë, manifestuesit janë përpjekur të zaptojnë binarët e hekurudhës, por ndërhyrja e policisë ka bërë që të shmanget bllokimi i hekurudhës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button