Politika

Dorëhiqet Celibashi, Ermonela Felaj emërohet Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

ermonela-felaj-Ermonelaj Felaj, deputete e Partisë Socialiste e zgjedhur në qarkun e Beratit është emëruar ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, pas largimit të Ilirian Celibashit nga kjo detyrë.

Këtë ndryshim në kabinetin qeveritar, e ka shpallur vetë Kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Zonjën Ermonela Felaj dhe zotin Ilirian Celibashi.

Zonja Felaj, 38 vjeçare është juriste në profesion, ku ka përfunduar me rezultate të shkëlqyara shkollën e magjistraturës dhe ka një përvojë të spikatur si prokurore në rrethin e Beratit. Ajo është deputete e qarkut të Beratit në grupin e PS-së për mandatin e dytë radhazi.

Zoti Ilirian Celibashi deklaroi se dorëheqja e tij si ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentit bëhet për arsye personale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button