Home / Bota / Amerika / Përmbytjet në SHBA, në Hjuston shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Përmbytjet në SHBA, në Hjuston shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Hjuston pasi reshjet rekord të një dite u bënë shkas për humbjen e pesë jetëve.

Meteorologët thonë se vetëm të hënën, në qytetin e katërt më të populluar të Amerikës ranë 44.7 cm shi, nivele këto të përshkruara nga zyrtarët si “historike”.

Lumenjtë dolën nga shtrati në Hjustonin e poshtëm dhe 1.200 persona u desh të shpëtoheshin nga ujërat e rrëmbyera të përmbytjeve.

Gati 70.000 vetë mbetën pa energji elektrike, 1.000 shtëpi u mbushën me ujë, ndërsa njëra prej qendrave më të mëdha tregtare të qytetit është kthyer në strehë evaukimi.

Përveç paralajmërimeve drejtuar banorëve për të mos ngarë makinën në zona me rrezik vërshimesh, autoritetet i këshilluan gjithashtu t’i mbajnë fëmijët larg ujërave që mund të jenë të mbushur me gjarpërinj.

Njëra prej zonave më të goditura është Grinspoint, një lagje e varfër e banuar kryesisht nga hispanikë. Hjustoni, i ndodhur në Gjirin e Meksikës, është i prirur ndaj reshjeve të dendura dhe vitin e kaluar u përball me një sërë përmbytjesh.

Por kjo e fundit është më e madhja e regjistruar atje që prej kalimit të stuhisë tropikale “Allison” në 2001-shin, e cila shkaktoi 23 vdekje në të gjithë Teksasin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.