Home / Teknologji / Kur trajleri është 7 orë, sa mund të jetë filmi?

Kur trajleri është 7 orë, sa mund të jetë filmi?

Në fakt, nuk e dimë nëse është e nevojshe të shohim një trajler 7 orësh për një film që zgjat 30 ditë, por ja që duhet ta vendosni në planet tuaja, pasi një e tillë erdhi.

Regjisori suedez Anders Weberg ka publikuar një trajler për filmin e tij të ardhshëm eksperimental “Ambiancé” që zgjat plot 439 minuta, pra 7 orë

Vitin e kaluar Weberg, i cili është artist, publikoi vitin e kaluar një trajler 72 minutës dhe ka thënë se do të publikojë një tjetër trajler edhe më të gjatë në 2018, që do të jetë plot 72 orë.

Filmi abstrakt jolinear përfshin performancën e dy artistëve në një plazh në jug të Suedisë, dhe vetëm kaq. Nuk ka shkurtime. Ai përshkruhet si një përrallë ku “hapësira dhe koha ndërthurren një udhëtim sureal si në ëndërr përtej vendeve” dhe ndoshta do të ekzistojë veëtm për më entuziastët e filmave. A do ta shihnit deri në fund këtë produkt?

Leave a Reply

%d bloggers like this: