Home / Teknologji / BE vs Google, këtë herë për Androidin

BE vs Google, këtë herë për Androidin

Google vihet edhe njëherë tjetër në qendër të akuzave nga Bashkimi Europian për shkelje të ligjeve të konkurrencës në vendet e Unionit.

Padia lidhet me sistemet Android, ku Komisioni Europian akuzoi formalisht gjigantin amerikan të teknologjisë për vendosje kushtesh të padrejta për kompanitë që përdorin këtë sistem të sajin.

Në raporti e Komisionit njihet rëndësia që ka Android për konsumatorët, por kërkohet më shumë transparencë dhe rregulla të njëjta nga ana e Google për të gjitha kompanitë që shfrytëzojnë apo duan të shfrytëzojnë këtë sistem.

Zv.presidenti i Google, Kent Ëalker pranoi se ka një akuzë formale të ngritur nga BE kundër kompanisë.

“Android është një sistem i hapur, i rëndësishëm dhe i hapur për risi. Ne jemi duke punuar me Komisionin Europian për ta përmirësuar këtë”, deklaroi ai.

Bashkimi Europian ka ligje të ashpra sa i takon konkurrencës. Kjo është hera e dytë që Google përballet me Unionit për shkelje të këtyre ligjeve. Në herën e parë gjiganti amerikan i teknologjisë gjobit për rregullat diskriminuese, sipas BE-së, të aplikuara në motorin e tij të kërkimit. Edhe Microsoft është përballur me të njëjtat akuza dhe masa nga BE.

Leave a Reply

%d bloggers like this: