Home / Bota / 1440 të vdekur, më shumë se në vitin 2009

1440 të vdekur, më shumë se në vitin 2009

aaa330Arrin në 1440 numri i të vdekurve në Gaza, një bilanc më i madh se në vitet 2008-09, njoftoi agjencia e lajmeve Maan, ndërsa 16 të tjerë vdiqën gjatë sulmit të fundit izraelit para armëpushimit këtë mëngjes. Sipas të dhënave të lëshuara para mëngjesit nga autoritetet shëndetësore në Rripin e Gazës, numri i përgjithshëm i vdekjeve para armëpushimit u ngjit në të paktën 1437. Por shifra ishte ende e pasaktë deri në një nga bombardimet e fundit, ku bilanci u rrit në 11 deri 16 viktima. Sipas të njëjtit burim, të paktën 23 për qind e totalit të vdekjeve nga ana e palestinezëve janë djem ose fëmijë. Ndërkohë, të plagosurit janë më shumë se 8 200. Në aksionin e fundit ushtarak tokësor izraelit në shkallë të gjerë në Rripin e Gazës mes
dhjetorit të vitit 2008 dhe janarit të 2009, referuar si ”Lead Cast”, mbetën të vdekur rreth 1416 palestinezë.
Ky operacion gjithashtu mori jetën e dhjetërave ushtarë dhe tre civilëve në Izrael.

Leave a Reply

%d bloggers like this: