Home / Teknologji / Motori ‘monstër’

Motori ‘monstër’

“General Electric Aviation” testoi me sukses atë që e quajti motori i gjeneratës së re të aviacionit.

Bëhet fjalë për një “monstër” me një diametër 4.8 metra i pagëzuar me emrin “GE9X”.

Motori u testua me sukses në Peebles të Ohajos, ku “General Electric Aviation” ka bazën e vet të testimeve të tilla.

Kompani thotë se ky motor është prototipi i parë që do të shërbejë për të vënë në fluturim avionin 777X, avioni më gjigant i ndërtuar ndonjëherë.

Karakteristikë e këtij motori është se sa më shumë nxehet, aq më efikas bëhet.

“Në ndërtimin e tij na ka ardhur shumë në ndihmë avancimi i teknologjisë 3D”, thotë Rick Kennedy, zëdhënës i kompanisë.

Avioni 777X do të jetë avioni më i madh për pasagjerë i të gjitha kohërave. Inxhinierët dhe projektuesit e tij kanë menduar që krahët të jenë me palosjë në mënyrë që të mundësohet lëvizja e tij në disa aeroporte.

Deri më tani janë porositur 300 avionë të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.