Nga Facebook

Alternativat shqiptare ne vite

Dy kane qene alternativat e shqiptareve ne vite:
O shullohen e presnin…”aleatet”,
O behen Shullaz burgjeve.
Histori ka pa fund te ketij lloji. Por si ajo me grupin lab, qe u nis per ne perendim
e perfundoi ne qelite e sigurimit te shtetit jane te rralla.
Ngjarja zhvillohet pas viteve 60. Nje grup te rinjsh nga fshatrat e Vlores, te lodhur nga sistemi, e te “helmuar” nga propaganda e kohes, moren te keqen ne sy. U nisen per ne perendim. Drejtimi ishte drejt detit Jon. Pasi ecen malit, diku aty ne brigjet e Karaburunit zune nje shpelle e prisnin anijet aleate per ti marre drejt eldorados se premtuar. U shulluan ne diell me dite. Priten nje dite, dy, tre. Ushqimet po mbaronin. Ne horizont nuk shihej asnje varke. Nderkohe lajmi per arratisjen e djemve kish shkuar ne Degen e Puneve te Brendeshme ne Vlore. Djemte syshqiponje te sigurimit kishin rene ne gjurme te tradhetareve. Me tu dhene alarmi, u pergatit kombinacioni. U be gati nje varke me mbishkrime italiane ne trup e ju ofruan brigjeve te Karaburunit ne qetesi. Me tu ofruar, nga bordi u leshua nje ze me megafon, ne gjuhen italiane :
Signor Hodoooo! Signor Hodooooo!
Grupit te djemve ju ndriten syte.
Cohuni- u thote Hodua. U thashe nuk do linin ketu. Erdhen aleatet.Erdhen djemte e nenave!
Te gezuar hipin njeri pas tjetrit ne “varken italiane”.
Udhetimi nisi gezueshem. Pas nje ore mbriten ne Degen e Puneve te Brendeshme.

 

Ylli Dylgjeri

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button