Politika

Rama: Reforma nuk i prek minoritetet, më vjen keq për ikjen e Dules nga koalicioni

Edi-Rama-duke-folur1-320x224Pas njoftimit për dorëheqjen e Ilirjan Celibashit nga posti i Ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe prezantimit të Ermonela Felaj si pasuese e tij, kryeministri Edi Rama ka shpjeguar disa arsye që çuan në miratimin e reformës territoriale dje në Kuvend, si dhe kundërshtimin e kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule lidhur me hartën e re, gjë që ka sjellë largimin e tij nga koalicioni qeverisës.

Në një konferencë për shtyp, kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria do të respektojë të drejtat e minoriteteve në vend.

“Vangjel Dulen e kam pasur mik dhe do ta kem, pavarësisht në cilin koalicion do jetë. Do të isha i keq ardhur që me reformën që duhet të ndihet mirë çdo shtetas shqiptar, por dhe shtetasit shqiptarë me kombësi greke, të ishte sebep për t’u larguar nga koalicioni.

Ne jemi në një koalicion, por nuk jemi në një kazermë. Për ne, Himara është si Tirana Durrësi, Korça, Tropoja dhe të gjitha Bashkitë e tjera të Shqipërisë. Me reformën e djeshme Shqipëria jep një shembull të shkëlqyer për të gjithë fqinjët dhe padyshim si një vend evropian në Europë, sepse garanton në mënyrë bujare dhe largpamëse një trajtim të posaçëm për minoritetet”, – tha Rama.

Kryeministri Rama theksoi se reforma territoriale u miratua pa Partinë Demokratike, por jo pa opozitën. “PD nuk është në zotërim të monopolit të opozitës. Dje me reformën janë bashkuar në një seancë debati dhe votimi dhe përfaqësues të partisë së dytë më të madhe të opozitës, të cilët gjej rastin t’i falënderoj për qasjen konstruktive ndaj një procesi ku kam keqardhjen më të plotë për PD”, – shtoi kryeministri, duke iu referuar PBDNJ-së.

Rama më pas shtoi se për të gjitha reformat që do të bëjë qeveria në të ardhmen, do të dëgjojë çdo parti apo subjekt politik, por nga ana tjetër “ne do të bëjmë gjithçka për të udhëhequr”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button