Keshilla

Shtatë sinjalet që tregojnë mungesë proteinash në organizmin tuaj

Moskonsumimi i mjaftueshëm i vezës, i mishit pa yndyrë, i peshkut, produkteve të qumështit ose perimeve do të thotë ta privosh organizmin nga ushqyes thelbësorë, me pasoja të pakthyeshme mbi muskujt dhe shëndetin në përgjithësi. Pra ka disa ushqime të cilat nuk duhet t’i eliminoni nga menyja e përditshme

Nëse ndiheni të lodhur shumë shpejt dhe gjërat e të përditshmes i bëni me vështirësi, faji mund të jetë i dietës, që nuk përfshin një sasi të mjaftueshme proteinash. Dhe kur organizmi shkon në deficit, ekzistojnë një seri sinjalesh të cilave duhet t’u kushtoni vëmendje, përpara se situata të degjenerojë mbi shëndetin. Ndaj çdo ditë është shumë e rëndësishme që të konsumoni një sasi të caktuar proteinash. Mungesa e këtyre të fundit shfaqet nëpërmjet këtyre sinjaleve:

Muskujt nuk janë më të fortë

Nëse nuk konsumohen mjaftueshëm proteina për të ushqyer muskujt me sasinë e duhur të aminoacideve, organizmi nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të “kapet” me muskujt, që privohen kështu nga aminoacidet duke u zvogëluar gjithnjë e më shumë. “Në këtë rast, një pjesë e trupit për t’u kontrolluar është klavikula sepse, nëse bëhet shumë e dukshme, mund të sinjifikojë se nuk po konsumohen mjaftueshëm proteina dhe kalori në përgjithësi”, shpjegon për “Reader’s Digest”, Jessica Bihuniak, dietologia e Shkollës së Kulturë, Edukimit dhe e Zbulimeve Humane të Universitetit të Nju Jorkut.

E keni të vështirë të dobësoheni

Një studim i publikuar në Nutrition Metabolism ka evidentuar se si personat në dietë që zvogëlojnë me 30% përmbajtjen proteinike harxhojnë 450 kalori më pak në ditë dhe humbin 5 kile në harkun kohës të tre muajve. “Ushqimet e pasura me proteina kërkojnë një energji më të madhe metabolike dhe qëndrojnë në stomak më gjatë, ndaj organizmi përveçse djeg më shumë kalori për t’i tretur, ndihet i ngopur për një kohë më të gjatë”, kështu theksohet në revistën “Women’s Health”, që ka publikuar dhe kërkimin në fjalë.

Flokët fillojnë t’ju bien

Një nga testet që dietologët bëjnë shpesh për të kontrolluar shëndetin e pacientëve me dietë është kalimi i gishtave nëpër flokë për të parë nëse ata i mbesin nëpër duar. “Nëse dieta nuk përmban një përmbajtje të mjaftueshme të aminoacideve dhe proteinave, organizmi kërkon t’i rikuperojë duke shkatërruar muskujt që janë veçanërisht të furnizuar”, ka theksuar dietologia Jessica Bihuniak. Pra rënia e flokëve mund të konsiderohet një sinjal i ndjeshëm i mungesës së proteinave.

Jeni thuajse gjithmonë të sëmurë

Për të mbajtur larg ftohjen shpeshherë nuk mjafton vetëm respektimi i normave elementare higjienike dhe të fjeturit mirë, por edhe ndjekja e një ushqyerjeje të drejtë mund t’ju vijë shumë në ndihmë. Ndaj konsumoni qumështin, vezët, mishin, peshkun, perimet. Janë me tepër rëndësi.

Kaviljet dhe këmbët fryhen papritur

Një nga detyrat e proteinave është ajo e të mbajturit të kripës dhe të ujit në enët e gjakut, ndaj, kur ka një mungesë, këto lëngje penetrojnë në muskujt përreth, duke shkaktuar frytje. “Mbajtja e ujit, me akumulimin e lëngjeve në pjesët inferiore të trupit, të shfaqura në formën e edemeve, paraqet një të dhënë themelore të mungesës së proteinave”, paralajmërojnë dietologët.

Lëkura ju irritohet shumë shpesh

Mungesa e proteinave në barrierën mbrojtëse të lëkurës mund ta bëjë epidermën më vurnerabël ndaj alergjenëve dhe substancave të tjera irrituese. Pra kjo është një shenjë tjetër nga e cila duhet të tregoni kujdes për shëndetin tuaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button