Home / Kryeartikull / E bëre tënden, Sali, e vure qafën në kërcu!

E bëre tënden, Sali, e vure qafën në kërcu!

Po dita e sotme, o Sali, është historike edhe për një arsye tjetër. Ti sot përfundimisht do të shpëtosh nga zjarret e urrejtjes dhe shtrëngatat e mallkimeve popullore që të kanë ndjekur deri sot. Ti do të pushosh së merituari ato. Pas kësaj thirrjes tënde për këtë kasaphanën e re paqësore, mallkimet duhet të kenë drejtimin e saktë.Sot është një ditë historike për testimin e demokracisë shqiptare.

Nga PELLUMB KULLA

Pëllumb Kulla

Pëllumb Kulla

Një takim i paracaditëve në dhomën ovale të Obamës do ta sillte pa tjetër këtë seancë parlamentare, dhe këtë test historiK.

Përse, more lumëmadhi Sali, e bëre këtë provokim të shkallës më të lartë, fare?! Tani i ke turbulluar aq shumë shqetësimet sa nuk ta pret mendja. Dhe nuk janë njerëzit e tu të afërt që shqetësohen. Kokëçarjen më të madhe ua ke sjellë atyre që e shohin se ti je pjekur për arrest dhe nuk të arrestojnë dot.

Edhe shqiptari më i humbur e di se ti mund të ishe arrestuar me dhjetra herë më parë, por jo me motivacion kaq lakuriq sa këtë herë, kur i bëre thirrje popullit të rrëmbejë armët sa që “qeveria të mos gjejë vrimë ku të futet”. Po të ishe vërtet një ithtar i ligjeve të vendit tend pas një stazhi të gjatë si president, kryeministër, deputet dhe bodigard mjekësor i anëtarëve të Byrosë Politike, pas atij fjalimi ti duhet të urdhëroje vetë shoferin tënd të të merrte nga kryefoltorja, të të shpinte drejt e në burg e të të linte atje.

Se mesa duket kjo do të jetë e vetmja rrugë që të burgosesh ti.

Por ti i gëlltite jargët e thirrjes së madhe dhe pa kërkuar ndjesë, u ngjite në mikrofon me dëshirë riparuese dhe për të kushedisatën herë fole për revolucion demokratik.

Dhe harrove se thirrja jote, ajo e madhja, ishte “i bëj thirrje popullit të rrëmbejë armët!” Nuk ishte “I bëj thirrje parlamentit për të sjellë një ligj që populli të armatoset!” Dhe e tëra kjo për një revolucjonin paqësor demokratik! Terminologji me të cilën na i ke zgjuar disa herë endjet e fantazisë.

Dhe demokratik, dhe revolucion!

Menjëherë të lind dëshira për zhvillimin e togfjalëshave paralelë që njerëzit e tu t’i kenë gati për marrjen e pushtetit, e me dëshirën që mekanizmat e votimeve të dalin nga qarkullimi. Ç’ti duam ato yçkëla arkaike të stërzgjatura? Veprimet e mëtejshme tw jenw tw rrufeshme dhe mund të quhen “terror i mirëkuptuar” ose “gjakderdhje demokratike”, ose “masakër konsensuale”, ose “kasaphanë paqësore”, apo “mitralim parlamentar” dhe bile deri “bombardim dashamirës!” Mund të zhvillojnë thirrje për një “zjarrvënie patriotike”, e pse jo edhe për “krime humanitare” – ca martesa gjuhësore leninisto-kristiane, që vetëm ti munde të na i sjellësh në pragjet e veshëve tanë. Dhe bën kujdes që kurrë të mos jenë të pashoqëruara me bishtëra të sheqerosur!

Po dita e sotme, o Sali, është historike edhe për një arsye tjetër. Ti sot përfundimisht do të shpëtosh nga zjarret e urrejtjes dhe shtrëngatat e mallkimeve popullore që të kanë ndjekur deri sot. Ti do të pushosh së merituari ato. Pas kësaj thirrjes tënde për këtë kasaphanën e re paqësore, mallkimet duhet të kenë drejtimin e saktë.

Ti e bëre tënden! Ti nuk do t’i kesh më asnjë borxh burgut dhe drejtësisë.

Ua vure qafën tënde mbi kërcu!

2 comments

  1. Zoti Pellumb Kulla, faleminderit per gjetjen prefekte te shkrimit per kriminelin Sali Berisha Seshte hera e pare qe ky mafjoz, shpirt zi, qe perte disajten here e ka vene popullin tone ne trazira, tensjone politike. Akuzat per shkelje te kodit penal jane te shumta mjafton te kujtojme vitin e zi 97. – 98 se si e katandisi vendin tone, duke vrare njeri tjerin, veriun e kundervuri ndaj jugut, miratoi shitjen e detit Greqise, urdheroi dhe zhduku provat per vrasjet e 21 Janarit etj. Kulmin histeria e tije per ta futur vendin ne lufte vellavrasese hariti dje me thirjen per armatosjen e shqiptareve dhe luften ndaj qeverise Rama. Si guxon ky bastard, ky moster te beje thrje te tilla, kure akoma sjane bledhur armet e mara nga qytetaret ne 97, ku u vrane mbi 3500 vete dhe vazhdojne cdo jave te vriten me armet e zjarit. Pa piken e turpit sote filloi ta zbukuroi duke mare shembull SHBA, qe lejon bajtjen e armeve per vtembrojtje. Haron ku kriminel se Amerika ka mbi 200 vjet demokraci dhe perseri mbajtja e armeve ka sjelle fatkeqesira te shumta ne humbjen e jetes njerezore. Presidenti Obama i kerkon konresit te rishikoi ligjin, per mosmbajtje armesh, sepse praktika po tregon vrasje ne shkolla, konvikte e zyra shteterore, nga persona te paaiur me arme. Prandaj keti mostre duhet vene ne trung, koke e kebe bashke, dhe ta djegish te gjalle er keto thirje fashiste dhe antiligjore, qe cojne ne gjkederdhje.

    • I nderuar z.”Emigranti”.Kete monster te birin e slavices-burrin e “sllobodankes.liris”salen.Eshte pake per ta djegur.sales duhet ne litare Ne litar ta lidhim per bole e ta lyjme me hale,Ashtu qe mizat-mickojat-mushkonjat tja nxerin shpirtin NDAL NGA DAL qe ti ndihet vrima ane e rotul te ballkanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.