Home / Kronika / Kronika e zeze / Tiranë, humb jetën një studente 19-vjeçare

Tiranë, humb jetën një studente 19-vjeçare

Një studente 19-vjeçare, e cila vazhdonte shkollën e lartë për mjekësi, ka ndërruar jetë në apartamentin ku jetonte me qira në Tiranë.

Policia, me anë të një njoftimi për shtyp, bën me dije se e reja Mersina H. ka ndërruar jetë rreth orës 01:00 të ditës së sotme, në një banesë në rrugën “Osman Myderizi”.

Nga veprimet e para dyshohet se shkaqet e vdekjes janë natyrale, pasi vajza kishte vuajtur nge anemia.

Kufoma është dërguar në morg për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: