Politika

Basha: Rama, përpjekje për të hequr vëmendjen nga Shullazi

Kryeministri Edi Rama e quajti deklaratën e Berishës vazhdë të përpjekjeve të opozitës për të vonuar reformën në drejtësi, ndërsa Lulzim Basha reagimin e Ramës e quan përpjekje për të hequr vëmendjen nga Shullazi.

“Shqetësohet për një propozim që sot nuk është as vendim dhe as nismë, por një propozim nisur nga gjendja kriminale në vend me shpresën që do të fshijë vëmendjen nga Shullazi. Llogorja e sotme e kryeministrit është investimi i fundit për t’i dhënë gajret bandës, për ta nxjerrë të palarë dhe për t’ja lëshuar sërish bizneseve dhe qytetarëve. Çdo përpjekje bëhet për të larguar vëmendjen nga lidhjet e tij me Shullazin. Këtë bëri edhe sot në daljen në media”, tha Basha.

Sipas kreut të opozitës, Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë në zi dhe të tmerruar nga ajo se çfarë mund të flasë Shullazi, ndaj nuk kanë inkurajuar prokurorinë në hetime.

Për opozitën, pa mbështetjen politike të Ramës dhe Tahiri, Shullazi nuk do arrinte të vinte dot gjobat dhe nuk do tjetërsonte Vollgën.

Basha ftoi prokurorët që të vijojnë hetimin dhe të zbardhin, sipas tij, lidhjet dhe skemat kriminale deri në kryeministri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button