Teknologji

Roboti-murg

Një tempull budist në periferi të Pekinit ka vendosur të përdorë teknologjinë në mënyrë që të tërheqë sa më shumë ndjekës. Tempulli Longquan ka bërë një robot që mund të këndojë këngë budiste, të lëvizë kur i jep urdhra dhe të bëjë një diskutim të thjeshtë.

I quajtur Xian’er, roboti i gjatë 60 cm i ngjan një personazhi filmash vizatimorë. Është i veshur me të verdha, me kokë të rruar dhe në gjoks mban një ekran me prekje.

Ai mund t’i përgjigjet rreth 20 pyetjeve që kanë të bëjnë me budizmin dhe jetën e përditshme.

Mjeshtri Xianfan, ai që e ka krijuar robotin, thotë se Xian’er është mjeti perfekt për të përhapur urtësinë e Budizmit në Kinë, pasi është një përzierje ideale e Budizmit me shkencën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button