Home / Kryeartikull / Ç’vjen pas thirrjes: “O popull, armatosu!”

Ç’vjen pas thirrjes: “O popull, armatosu!”

Mjerisht Berisha dhe ndjekësit e tij, të cilët nuk guxojnë ta kundërshtojnë, apo më së paku të distancohen prej tij, nuk e kuptojnë dot që kësisoj ata nuk po e dëmtojnë Ramën, por po e çimentojnë atë dhe rilindjen e tij me kësi lloj mysybetesh.

Nga KIÇO BLUSHI

Kiço Blushi

Kiço Blushi

Sigurisht, të nesërmen e seancës së Kuvendit tonë popullor që për temë qendrore pat përzgjedhur çështjen “Shullazi”, askush ndër ne, qytetarët barngrënës nuk ju vërsul depove të armëve, pasi dëgjoi klithmën alarmante të ish-presidentit, të ish-kryeministrit dhe të ish-kryetarit historik e legjendar të PD-së, zotit Berisha për armatosje dhe për: “Ngrehuni e bjeruni këtyre qeveritarëve kusarë!” …

Habitërisht jeta ndërkohë po rrjedh nëpër rrugë, biznese, shkolla, universitete, spitale dhe lavazhe si në përditshmërinë tonë më se të zakontë. E pra, si mund të shpjegohet kjo? Përse analistët tanë mendjehapur e të përnatshëm nuk po i japin dum e nuk po na shpjegojnë dot këtë enigmë hamletjane: A duhet, apo nuk duhet të vetarmatosemi në këtë situatë?
Askush nuk po e shpjegon dot përse pas thirrjes së Berishës për armatosje nuk u anuluan dasmat dhe as vdekjet….Nëpër kioska nuk u panë grumbuj lexuesish, edhe pse faqet e para të gazetave risillnin klithmën dëshpëronjese të Berishës, shoqëruar më pas me kërkesën e pushtetarëve të inatosur për arrestim, apo edhe për një kontroll të menjëhershëm të shëndetit mendor të protagonistit tonë legjendar…Pronarët e gazetave nuk lajmëruan për ndonjë rritje drastike të tirazheve. Nuk u dëgjua të mblidhej e të thirrej urgjent nga Presidenti i Republikës, Këshilli Kombëtar i Sigurisë, makar edhe ai i Kuvendit, si do të ndodhte në çdo vend normal demokratik. Kryeministri Rama u shfaq sakaq i qetë dhe i relaksuar nëpër ekrane televizive të mbrëmjes teksa na jepte sihariqin e gëzueshëm për ndërtimin e një stadiumi të ri e të prishjes së “Qemal Stafës”…Por as ai dhe as kryetari i SHISH nuk na sqaruan e nuk e panë të udhës të na qetësonin: Flini të qetë, o njerëz, se askurrgjë dramatike nuk ka për të ndodhur! As në PD nuk u mblodhën forumet ku do të përcaktohej njëherë e mirë strategjia e armatosjes, apo, në të kundërt, e mosarmatosjes së popullit dhe nëse kjo situatë e re “politike” do të shërbente si një fillesë domethënëse e “revolucionit demokratik” të premtuar….As Ministria e Mbrojtjes dhe as Shtabi i Përgjithshëm nuk dëgjuam të nxirrnin e publikonin urdhëresa për të përforcuar sigurinë e kazermave dhe të depove ushtarake që qoftëlarg!- të mos na përsëdytej viti 97-të….
E pra, natyrshëm, pas këtyre arsyetimeve, lind kjo pyetje e natyrshme: Mos vallë kjo qetësi, kjo moskokëçarje e kjo mospërfillje “gjithëpërfshirëse” e institucioneve shtetërore e partiake, do të thotë se klithma e Berishës, e kreut real të opozitës, nuk ishte gjë një tjetër veç një tjetër “vrimë në ujë”?


Por edhe në qoftë kështu, ky arsyetim logjik nuk është diçka për t’u qetësuar. Aq më pak për t’u gëzuar e kënaqur. Si po shohim, si po shpresojmë e si po dëgjojmë këto ditë, askush nuk e beson që, duke dalë e duke na treguar nenet e Kushtetutës para ekraneve ca qeveritarë e ca deputetë të mllefosur prej deklaratave të Berishës, mbas sodit kanë për t’u inkurajuar edhe ca prokurorë të guximshëm, të cilët, me gjasë, kanë për të firmosur arrestimin dhe kalljen e Berishës në burg “për thirrjet e tij antikushtetuese”… Por askush nga ne qytetarët e zakontë nuk e beson këtë. Madje as krerët më të përbetuar të Rilindjes. Po atëherë përse po bëhet kjo farsë?
Përmbledhtas arsyet mund të presupozohet se janë dy:
1: Që Berisha synon të provojë se ka qenë dhe ka mbetur faktor i padiskutueshëm dhe i vetëm i destabilitetit ( n’daçi edhe i stabilitetit!….) , gjë që i siguron atij automatikisht një imunitet e paprekshmëri të padiskutueshme jo vetëm para shqiptarëve, por edhe nga ndërkombëtarët…
Dhe, 2:
Që edhe Rilindja kësisoj mbetet e kënaqur se kësisoj vetvetiu dilet te ky përfundim: A e shikoni o zgjedhës, o shqiptarë se me çfarë opozite keni të bëni?
Fatkeqësia nuk është se deklaratat e kësollojta të Berishës e kërcënojnë sadopak sigurinë tonë kombëtare, por se ato janë kryekrejt të dëmshme sepse po e lenë shoqërinë shqiptare të zbuluar, të pambrojtur, pa imunitet, d.m.th pa një opozitë të besueshme dhe racionale.
Ky është dëmi më i madh. Mjerisht Berisha dhe ndjekësit e tij, të cilët nuk guxojnë ta kundërshtojnë, apo më së paku të distancohen prej tij, nuk e kuptojnë dot që kësisoj ata nuk po e dëmtojnë Ramën, por po e çimentojnë atë dhe rilindjen e tij me kësi lloj mysybetesh.

3 comments

  1. Zoti Kico, urime dhe shendet per shkrimin. Fatkeqesi kombetare eshte sali berisha, jo sote , qe beri thirjen nazsite hitlerjane, pore gjate 25 vjeteve te shkerdhatokracise ky moster i felliqur, ka bere krime ga me te ndryshmet penale, pore me kete te fundit, u deshmoi shqiptareve brenda e jashte vendit se ka qene dhe mbetet antishqiptari me i rrezikshem, sepse kerkon luftevellavrasese, ndekohe kure sjane mbledhur armet e 97 dhe vrasjet vazhdoijne, ndesa kriminel berisha kerkon te veje gjakku ne gjuhe. Akoma me keq, per turpin e tyre eshte edhe qendrimi pro berishes i grupit parlamentare te pd. Me kete veprim ata vulosen destruktivitetin e PD dhe grupit te saje parlamentare, te cilete ne vend te shkojne e miratojne rreformen ne drejtesi i dalin krah berishes duke e bere hero, ne vend qe ta denanconin publikisht kete antishqiptare. Me kete veprim vetem se na i shtoijne urejtjen qe kure mose ardhte ne pushtet kjo opozite dhe ne si qytetare dote bejme cmose ta dsiskretitdojme kete moster opozite dhe krimenilin sali berisha, qe kerkon te na futi ne lufte vellavrasese. SHkrimi i zotit Kico Blushi, eshte shembulli me i mire , se si duhet te reagojne intelektualet kunder bishes naziste. Duam, paqe, qetesi,te mirqenjes unitet, dashuri dhe jo urejtje. Duam rreforma dhe ritje te mirqenjes, jo arme se ato i kemi provuar nga 97 e ketej.

  2. Mjerisht Berisha dhe ndjekësit e tij, të cilët nuk guxojnë ta kundërshtojnë,
    I nderuari z.KIÇO BLUSHI.
    A jeni ne dijuni qe birishi eshte nipe sllavi-mberohet nga sllavet.

  3. Sali berlivci iu shkon per shterati dajve.
    Berlivci eshte nipe sllavi.Po dhe derigjohet nga sllavet.
    Berlivci na futi ne paketin islamik.
    Birishi helenve jau fali 354.4Kl.² ujrat-troje SHqipetare me nje pasurij nene detesore mbi 18o miliard dollaresh.Po besa dhe dajen-dajt i furnizoj me karburant e shume e shume tjera.Te keqijat e birishit anti SHqipetare skane kufij.
    Ja birishi done qe dhe SHqiperin ta bej SIRI.
    Ksaj radhe zdoi kesh me Koq…..
    Ja Koq… me sje profet i tyre,sic ishe ne 98.

Leave a Reply

%d bloggers like this: