Kronika

Humb kontrollin e makinës, aksidentohet dhe vdes 23 vjeçarja nga Vlora

Ka përfunduar në tragjedi fundjava e 23 vjeçares nga Vlora, e cila ishte nisur drejt Korçës së bashku me një tjetër person, ku dhe ka humbur jetën.

Siç informon policia e Pogradecit në orët e para të mëngjesit një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec – Korçë, pranë fshatit Leshnicë. Si pasojë e aksidentit, pas daljes nga rruga të automjetit, ka humbur jetën 23 vjeçarja Fabjola Qendraj, nga Vlora.

Fabjola ka qenë në timonin e benzit me targa AA 282 MG, kur makina nuk ka qenë më në kontroll, ka dalë nga rruga duke sjellë kështu edhe vdekjen e 23 vjeçares.

Ndërkohë që shtetasi 29-vjeçar me inicialet E.M nga Pogradeci, i cili ka qenë në vendin e pasagjerit, është plagosur rëndë nga aksidenti dhe është dërguar menjëherë në spital. Ndërkohë prokuroria po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button