Horoskopi

Horoskpoi për datën 1 gusht 2014

horoskopiDashi

Jeni të entuziazmuar sepse së shpejti rutina e ditës suaj do të dalë nga stresi dhe do të hyjë nën një periudhë pushimesh. Merrni kohën e duhur për të planifikuar çdo çast që të mos ju ndodhin surpriza të pakëndshme.

Demi

Një lodhje e përgjithshme duket se nuk po ju lë të jetoni me energjinë që do të dëshironit. E vërteta është se po e rraskapitni veten në mënyrën më të keqe. Vendosni tani se çfarë do të bëni në të ardhmen tuaj.

Binjakët

Humori juaj i lëkundur po jua bën jetën më të vështirë juve dhe atyre që keni pranë. Gjeni diçka që ju gëzon dhe mos hiqni dorë prej saj. Nëse kërkoni vazhdimisht nga të tjerët do të ndiheni përherë keq.

Gaforrja

Gjendja juaj fizike nuk është shumë e favorshme për të kaluar një ditë plot argëtim dhe aventura. Në vend të kësaj zgjidhni një mjedis të qetë që do t’ju lejojë çlodhje dhe qetësi. Keni nevojë për pushime!

Luani

Krenaria juaj po ju pengon në një çështje thelbësore për të ardhmen e karrierës suaj. Analizoni situatën dhe rrugët e duhura për të zgjidhur çdo problem. Mbani pranë njerëzit që ju japin këshillat më të vlefshme.

Virgjëresha

Dita e sotme do të jetë tepër e gëzuar për ju. Do të merrni një lajm të mirë, i cili do t’ju mbushë plot optimizëm. Një person i panjohur do t’jua japë lajmin. Në familje, duhet të tregoheni më të durueshëm.

Peshorja

Sa herë që mendoni diçka, përpiqeni të bëni të pamundurën për ta vënë në jetë. Sot është çasti të reflektoni mbi këtë dëshirë për mbizotërim. Një anëtar i familjes do të ketë nevojë për praninë tuaj, mos hezitoni!

Akrepi

Dashuria në jetën tuaj nuk ka munguar kurrë. Këto çaste është më e fuqishme se asnjëherë tjetër. Jeni të lumtur me ato që keni dhe mos hezitoni të ndërmerrni hapa të tjera në karrierë. Rreziku është në natyrën tuaj.

Shigjetari

Asgjë nuk është e pamundur për ju. Aq më tepër nëse jeni çift. Planifikimi i të ardhmes duket si një ëndërr e pafund, por bëni mirë që të filloni nga zbatimi i planeve, ose ndryshe do të jeni shumë vonë.

Bricjapi

Natyra do të luaj pjesën kryesore të ditës suaj. Mund të bëni një piknik apo një protestë për të mbrojtur mjedisin që ju rrethon. Çështjet më të nxehta të momentit ju prekin shumë, mos lini pa e thënë mendimin tuaj.

Ujori

Dita e sotme do të jetë e qetë dhe me shoqëri të mirë. Pas shumë refuzimesh për të dalë me miqtë, më në fund do të pranoni dhe do të jeni të kënaqur me zgjedhjen tuaj. Për sa i përket financave, nuk është kohë e mirë për të vendosur.

Peshqit

Një person që po ju shtyn vazhdimisht drejt rrugës së gabuar ka nevojë për një mësim prej jush. Tregojini se nuk jeni mendjelehtë dhe se dini t’i bëni gjërat sipas mënyrës suaj. Kujdes në familje dhe në shoqëri!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button