Home / Ekonomia / Panariti-De Castro: Të hapen eksportet për molusqet shqiptare

Panariti-De Castro: Të hapen eksportet për molusqet shqiptare

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave Edmond Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, me ftesë të Komisionerit Europian për Mjedisin dhe Peshkimin, Karmenu Vella, po zhvillon një vizitë pune në Bruksel, për të marrë pjesë në Konferencën Ministeriale për Peshkimin Mesdhetar.

Burime zyrtare nga ministria e Bujqësisë bënë të ditur p se gjatë vizitës, kreu i bujqësisë shqiptare, Panariti, u takua me Kryetarin e Komisionit të Bujqësisë në Parlamentin Europian, Paolo de Castro. Ministri Panariti e informoi europarlamentarin de Castro mbi reformat në fushën e bujqësisë. Ndërsa në mënyrë të veçantë u diskutua për sfidat e sektorit të peshkimit dhe të akuakulturës, ku hapja e eksporteve për molusqet shqiptare dhe zgjerimi i eksportit të prodhimeve të detit, ishin tema qëndore e bisedës.

Ministri Panariti kërkoi rritjen e mbështetjes europiane në ndërtimin e porteve të peshkimit, merkatove të peshkut dhe kantiereve të riparimit te anijeve. Europarlamentari de Castro, theksoi nevojen e përmbylljes sa me parë të një marreveshje në këtë drejtim dhe premtoi mbështetjen e Parlamentit Europian për të siguruar edhe mbeshtetjen e Komisionit Europian në ketë drejtim. Gjithashtu në takim u diskutua edhe mbi mundësinë e rritjes së kapaciteteve të peshkimit nga flota shqiptare nëpërmjet modernizimit të saj me mjete bashkëkohore.

Ministri Panariti gjatë kësaj vizite do të vizitojë edhe Panairin “Seafood Expo Global 2016”, për të parë mundësitë e bashkëpunimit mes vendeve pjesemarrese, në fushën e peshkimit si dhe për investime në agroindustri, përpunim, marketing të produkteve të peshkut etj. Në këtë panair marrin pjesë mbi 75 vende nga e gjithë bota.

Leave a Reply

Your email address will not be published.