Home / Kronika / Sociale / Përurohen tre segmentet e unazës së vogël, Veliaj: Projekti respekton hapësirat për të gjithë

Përurohen tre segmentet e unazës së vogël, Veliaj: Projekti respekton hapësirat për të gjithë

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përuroi sot përfundimin e punimeve të tre segmenteve të para të unazës së vogël të kryeqytetit.

Në ceremoninë e përurimit, kreu i bashkisë tha se “ky projekt respekton hapësirat për të gjithë, duke krijuar një lloj balance për makinat e njerëzit”.

“Kjo rrugë ka pesë korsi, njëra për autobus, një për biçikletat dhe një hapësirë më të madhe për njerëzit. Prej 25 vjetësh kjo zonë pas Muzeut Historik Kombëtar ka qenë e pakalueshme për këmbësorët. Ndërsa për herë të parë është futur edhe koncepti i vijës së bardhë për të gjithë qytetarët të cilët nuk shikojnë”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se “më pas do të fillojnë punimet brenda muajit qershor në sheshin “Skënderbej”. Puna për rikonstruksionin e sheshit nuk do të fillojë menjëherë, por segmente-segmente”, tha Veliaj, duke shtuar se nuk do të ketë bllokim total të sheshit.

Ai tha se mirëkuptimi duhet të na karakterizojë edhe gjatë 12 muajve të punimeve për rikonstruksionin e sheshit “Skënderbej”. “Sikur të gjithë të tregojmë pak mirëkuptim ne do të ecim shumë shpejt”, shtoi ai.unaza-2-242x200

Kreu i bashkisë nënvizoi se duke filluar nga kjo javë autobusët e linjave që nisen për në Kosovë dhe disa nga ata që nisen për në Greqi, dhe konkretisht ata që zinin bulevardin “Zogu i Parë”, do të zhvendosen në pallatin e sportit “Partizani”. Ndërsa autobusët që qëndronin përpara muzeut do të kenë stacionin e tyre në segmentin e unazës së vogël, që ndodhet pas Muzeut Historik Kombëtar.

Veliaj shtoi se vetëm prej zhvendojes së autobusëve te dogana në terminalet e përkohshëm deri sa të shkojnë te terminali i përfundimtar, hyjnë në Tiranë 2670 autobusë më pak.

Kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur gjithashtu se brenda muajit maj do të shembet edhe godina e INSIG-ut.

Leave a Reply

%d bloggers like this: