Home / Presidenciale / Nishani vizitë në Bruksel, takime me zyrtarë të BE-së dhe NATO-s

Nishani vizitë në Bruksel, takime me zyrtarë të BE-së dhe NATO-s

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, u nis të martën drejt Brukselit për një vizitë pune në institucionet e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.

Zyra e shtypit e Presidencës bën të ditur se Kreu i Shtetit shqiptar gjatë kësaj vizite pune do të zhvillojë takime zyrtare me Presidentin e Këshillit të BE-së, Donald Tusk; me Presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg, gjatë së cilave do të diskutohen çështje të integrimit evropian të Shqipërisë dhe përmbushjes së kritereve të nevojshme si dhe mbi përgjegjësitë e vendit tonë dhe përballjen me sfidat aktuale në kuadër të NATO-s.

Presidenti Nishani do të ketë edhe një mëngjes pune të organizuar nga Instituti Transatlantik dhe Presidenca holandeze e BE-së, si dhe do të zhvillojë një takim të veçantë me bashkësinë shqiptare që jeton dhe punon në Belgjikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.