Home / Moda / 9 gjëra që duhet të keni këtë verë

9 gjëra që duhet të keni këtë verë

Me ardhjen e verës garderoba ndryshon, që do të thotë fustane të lehta, ngjyra e veshje të freskta. Më në fund xhaketat, trikot dhe copat e rënda do të zëvendësohen me t-shirt, sandale e xhinse të shkurtra. Ja 9 gjërat që duhet të keni patjetër këtë verë.

  1. Xhinse të shkurtra

1

Xhinset janë praktike e lehtësisht të kombinueshme, nuk dalin asnjëherë nga moda dhe falë modeleve të shumëllojshme veshja juaj do të ngjajë gjithnjë e re. Këtë verë ato vijnë pak më të gjata e më të gjera, për një komoditet ultra cool.

  1. Fustanet njëngjyrëshe

2

Ato janë të lehta e komode. Mund të vishen poshtë një xhekete xhins apo dhe sipër një T-shirt. Në ditët e nxehta, kombinimi i tij me një palë sandale të shehta do të ishte si një gotë uji e freskët.

  1. Slipper

3

Slipper-sat kanë pushtuar pranverën dhe verën. Janë praktike, të kombinueshme dhe mund t’ju mbulojnë defektet e vogla të gishtave tuaj apo dhe manikyrin jo perfekt.

  1. Bluza me mëngë të ekzagjeruara

4

Sa më të ekzagjeruara mëngët aq më në modë janë. Një kombinim i stilit bohem dhe atij viktorian. Këtë verë bluzet duhet të jenë kështu.

  1. Çanta grafike

5

Nëse gjithmonë keni ëndërruar për çanta me forma nga më të çuditshme tani është koha t’i përdorni ato.

  1. Sandale me lidhëse

6

Sandalet stil balerina janë trendi i kësaj vere. Lehtësisht të kombinueshme me fustane apo pantallona, qofshin ato të shkurtra apo të gjata.

  1. Supet jashtë

7

2016 është viti i supeve jashtë. Mos kini turp t’i ekspozoni! Bluzet që vënë në pah ato janë tejet femërore dhe sensuale.

  1. Stampat

8

Në xhinse apo xhaketat e lëkurës stampat duhet të jenë të pranishme këtë verë. Një rikthim në kohë që ngjan po aq origjinal sa atëherë. Tani do t’ju duhet vetëm një bluze e bardhë.

  1. Sandale gladiator

9

Sandalet gladiator do të sjellin tërë vëmendjen tek ju, si një Helene moderne.

Leave a Reply

%d bloggers like this: