Kosova

Del Ponte: Do të kthehesha për t’i gjykuar krerët e UÇK’së

Ish- kryepokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, ka thënë se do të ishte e gatshme të kthehej në Hagë për të përfaqësuar aktakuzën kundër krerëve të UÇK-së.

delpointe

“E pyetur nëse e tërheq ideja që përsëri të vishte rrobat zyrtare dhe të paraqesë një padi kundër udhëheqësve të UÇK-së në sallën e gjyqit, Del Ponte për Novosti të Beogradit është përgjigjur pozitivisht.

“Duke folur për raportin e Williamson për hetimin e trafikimit të organeve, Del Ponte tha se prokurori amerikan do ta ketë të vështirë për të provuar dhe gjetur dëshmitë për serbët, romët dhe shqiptarët në Kosovë, dhe kjo është pengesa kryesore në këto hetime.

“Spekulimeve se edhe Hashim Thaçi do të jetë mes të akuzuarve, ajo tha se nuk mund t’u jap një përgjigje, por një gjë është e sigurt, dhe kjo që hetuesit tashmë i kanë identifikuar të dyshuarit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button