Teknologji

Rrugët e Shqipërisë në “Street View”; Harito: Do i shërbejë promovimit të turizmit

Nga data 29 prill automjetet e Google do të fillojnë eksplorimin e rrugëve kryesore dhe pikave turistike të Shqipërisë për të aktivizuar shërbimin e pamjes virtuale 360 gradë për përdoruesit shqiptarë.

Projekti “Google Street View” për Shqipërinë, u lancua të mërkurën nga ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, gjatë një konference për shtyp në mjediset e Kryeministrisë.

Ajo tha se ky është një lajm i mirë, që u kurorëzua pas 18 muajsh negociata dhe që do i sherbejë promovimit të turizmit. “Së shpejti do të kemi dhe një marrëveshje të re me Google për pagesën e reklamave”, shtoi ajo.

Kompania Google njoftoi të martën se do të fillojë udhëtimet dhe fotografimin e rrugëve të Shqipërisë për të përmirësuar shërbimin “Pamje të Rrugëve”, të Hartave të Google, një shërbim mjaft i përdorur në vendin tonë.

Shërbimi në fjalë, i lançuar në vitin 2007, është i disponueshëm në 76 shtete të ndryshme të botës dhe u mundëson përdoruesve në kompjuter dhe celular të bëjnë një eksporim virtual të rrugëve përmes fotografive panoramike.

Fotografimi në Shqipëri do të fillojë nga Tirana dhe do të përhapet përgjatë muajve në vazhdim edhe në qytete dhe atraksione turistike. Shërbimi është mjaft i dobishëm për të përcjellë imazhe koherente të peizazhit shqiptar që nga qytetet bregdetare dhe malore deri te trashëgimia kulturore.

“Ky mjet do t’ua bëjë jetën e përditshme më të lehtë qytetarëve shqiptarë, duke u dhënë informacion të saktë mbi destinacionet, planet e udhëtimit dhe vendet me interes për t’u vizituar”, deklaroi ministrja Harito.
DUke qëne se ky shërbim do të transmetojë imazhe nga zonat e populluara të Shqipërisë, të dhënat personale dhe privatësia janë një temë mjaft e ndjeshme. Ne kete aspekt Google është i detyruar të respektojë të gjitha ligjet shqiptare që mbrojnë privatësinë, ndaj dhe imazhet e “Pamje të rrugëve” do të mjegullojnë fytyrat dhe targat e automjeteve.

Pas marrjes së imazheve nga makinat e Google në rrugët shqiptare, do të duhen disa muaj për përpunimin e tyre dhe bërjen të disponueshme për përdoruesit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button