Ekonomia

KLSH: Dëmi ekonomik nga prokurimet publike rritet 3.8 herë në 2015

Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë analizës së bërë publike për auditimet e vitit të shkuar, ka cituar se një ndër kontrollet e realizuara ka konstatuar më tepër probleme ka qenë në Prokurimet Publike, dëmi ekonomik i së cilës kishte rritjen më të ndjeshme. Për Agjencinë e Prokurimeve Publike, auditimi tregoi se kishte rritje të konsiderueshme të vlerës së dëmit të konstatuar në fushën e prokurimeve publike krahasuar me vitin 2014. “Për vitin 2015, kemi rritje të dëmit, i cili arriti në 2,621,594 mijë lekë, krahasuar me 678,118 mijë lekë të konstatuar për vitin 2014, rritje prej 3.8 herë.”- thuhet në raport.

Për po të njëjtin institucion, gjatë 2015 është kryer edhe një tjetër auditim, në sistemin teknologjik të agjencisë, sipas të cilit janë vërejtur probleme në zbatimin e procedurave të prokurimit publik.

Për këtë auditim, u përdorën teknikat kompjuterike CAAT si dhe përdorimi i vizualizimit të informacionit.

Nga vizualizimi i gjendjes nëpërmjet paraqitjes së efektivitetit të prokurimeve për operatorët ekonomike për prokurimet e vitit 2014, KLSH konstaton tre zona me nivel risku të ndryshëm. Rezultatet e auditimit treguan se: 35% e prokurimeve me efektivitet nga 0 deri në 5 % zonë e cila mbart riskun e marrëveshjeve dhe mungesën e transparencës në procedurat e prokurimit. 27% e prokurimeve me efektivitet nga 5 deri në 20 % zonë të cilën e vlerësojmë me nivel të ulët risku. 38% e prokurimeve me efektivitet nga 20 deri në 58 % zonë të cilën e vlerësojmë zonë me risk të lartë në mosplanifikim të saktë me pasojë mos efektivitet fondesh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button