Politika

Basha: Ja drejtuesit e Grupeve të Punës në 12 qarqe, lihen jashtë Topalli dhe Patozi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përzgjedhur drejtuesit e Grupeve të Punës që do të drejtojnë fushatën e ardhshme në 12 qarqe.

Ndryshe nga se mendohej, Basha ka vendosur që edhe për zgjedhjet e 2017 t’i besojë fushatën e selisë blu figurave të vjetra të PD-së, të cilët kanë qenë edhe ministra në qeverinë e Berishës.

Edhe pse do të jetë mbledhje e kryesisë së PD-së që do te vendosë përfundimisht për emrat që do të kryesojnë fushatën, burime nga selia blu sqarojnë se emrat për çdo qark janë përcaktuar.

Dhe kështu, qarku i Tiranës pritet të drejtohet nga Edi Paloka, në Korçë shkon Genc Ruli, Genc Pollo do të kryesojë Fierin, Ridvan Bode do te jete në Berat, Durrësin do ta mërrë përsipër Eduard Halimi, Aldo Bumçi do të kryesojë sërish fushatën e Lezhës dhe Flamur Noka atë të Kukësit.

Ndërsa Arben Ristanit do të vihet në krye të Grupit të Punës në qarkun e Shkodrës dhe Gent Strazimirit në atë të Dibrës.

Ajo që bie në sy është lënia jashtë e Jozefina Topallit dhe Astrit Patozit, të cilëve nuk u është lënë asnjë qark në patronazh.

Gjithsesi do të jetë vendimi i kryesisë së PD-së që do të zyrtarizojë çdo gjë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button