Amerika

Terrorizonin Nju Jorkun, mbi 120 të arrestuar nga bandat e rrugës

Policia e Nju Jorkut finalizoi me sukses ditën e mërkurë një superoperacion, duke vënë në pranga më shumë se 120 persona, anëtarë të dy bandave rivale të rrugës.

Në orët e para të së mërkurës, policia vuri në pranga dhjetëra anëtarë të dy bandave “Big Money Bosses” dhe “2Fly”, që vepronin në një lagje në Bronx. Ata akuzohen për më shumë se 39 vrasje, grabitje, mashtrim bankar, shantazh dhe trafik droge.

Qindra policë dhe agjentë federalë morën pjesë në opreacionin, hetimet e të cilit kishin nisur që prej një viti.

Autoritetet e cilësuan operacionin së më të madhin në historinë e Nju Jorkut ndaj bandave të rrugës.

120 anëtarë dhe bashkëpunëtorë të dy bandave rivale akuzohen për shantazh, lëndë narkotike, si dhe vrasje. Shumica e tyre u arrestua në aksionin brenda natës.

“Dy bandat e rrugës pretendohet se kanë bërë kërdinë në rrugët e Bronx për vite me radhë, duke kryer akte të panumërta të dhunës ndaj anëtarëve të bandës rivale, por edhe ndaj personave të pafajshëm”, tha Preet Bharara nga zyra e prokurorit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button