Ekonomia

Vjenë -Zhvillon punimet Forumi i Organizatave Profesionale në Fushën e Kontabilitetit

Forumi i Organizatave Profesionale në Fushën e Kontabilitetit, zhvillon sot punimet në Vjenë, si aktivitet shoqerues i Konferencës Ministrore që mbahet çdo dy vjet, nga Qendra e Bankës Botërore për Reformën e Raportimit Financiar (CFRR).

Sipas njoftimit të Bankës Botërore, në Forumin e Organizatave Profesionale në Fushën e Kontabilitetit marrin pjesë përfaqësues nga mbi 20 vende, për të diskutuar si mund të kontribuojë ky profesion në rritjen ekonomike.

Aktiviteteti organizohet në kuadër të dy programeve nënrajonale: Rruga drejt Europës: Programi i Reformës së Kontabilitetit dhe Fuqizimit Institucional (EU-REPARIS) realizohet në partneritet me Bashkimin Europian dhe Fondin për Novacion dhe Zhvillim të Ndërmarrjeve në Ballkanin Perëndimor (WB EDIF) dhe Fuqizimi i Auditimit dhe Raportimit në Vendet e Partneritetit Lindor (STAREP) q[ zbatohet në partneritet me: Ministrinë Austriake të Financave; Agjencinë Austriake për Zhvillim; Bashkimin Europian; Sekretariatin Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike; Ministrinë e Financave të Luksemburgut.

Përfaqësues të Forumit do të diskutojnë për shembujt e suksesshëm, si edhe për punën në të ardhmen për ta përmirësuar cilësinë, besueshmërinë dhe disponueshmërinë e informacionit financiar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button