Politika

Byroja Kombëtare e Hetimit, PD: Prokurori paralele, antikushtetuese

unnamed47-660x345Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, denoncoi sot si antikushtetuese dhe kapje te shtetit miratimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Në seancën e fundit të Kuvendit, përvec zullumeve të tjera, spikati arroganca dhe forca e mazhorancës për të kontrolluar drejtësinë. Rama dhe Meta i hapën rrugë nënshtrimit të gjyqsorit, kontrollit të KLD dhe spostimit të prokurorisë”, tha Ristani. Sipas tij “dyshja oligarke krijoi dy ditë më parë në Kuvend, një Prokurori Paralele, duke miratuar të ashtuquajturën, Byro Kombëtare të Hetimit”.

“Ky instrument, pra Byroja Kombëtare e Hetimit, është një tjetër hap i Kryeministrit për të kapur institucionet dhe kontrolluar pushtetet e pavarura. Dhe aty ku kapja nuk mund të bëhet drejtpërdrejt, si në rastin e Prokurorit të Përgjithshëm, e shmang atë duke sjellë në jetë me nxitim, një strukturë paralele tërësisht nën urdhërat e ekzekutivit”, tha Ristani, sipas te cilit, Byroja Kombëtare e hetimit është një sajesë antikushtetuese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button