Ekonomia

INSTAT: Eksportet në mars rënie vjetore prej 12.8 %

Instituti i Statistikave, INSTAT publikoi të enjten raportin e tregtisë së jashtme për muajin mars, sipas të cilit, eksportet e mallrave arritën vlerën 19 miliardë lekë, duke u ulur me 12,8 % në krahasim me mars 2015 dhe duke u rritur me 9,9 % në krahasim me shkurt 2016.

Importet e mallrave në muajin mars 2016 arritën vlerën 46 miliardë lekë, duke u rritur me 4,6 % në krahasim me mars 2015 dhe 11,1 % në krahasim me shkurt 2016. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 27 miliardë lekë, duke u rritur me 22,0 % krahasuar me mars 2015 dhe 12,0 % në krahasim me shkurt 2016.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:

Ulja vjetore e eksporteve prej 12,8 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -10,6 pikë përqindje, “materiale ndërtimi dhe metale” me -8,4 pikë përqindje,
“makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me -1,6 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet “tekstile dhe këpucë” me +6,8 pikë përqindje, “ushqime, pije, duhan” kanë
kontribuar me +1,2 pikë përqindje, “produkte kimike dhe plastike” me +0,6 pikë përqindje

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve:

Rritja vjetore e importeve prej 4,6 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet “tekstile dhe këpucë” me +2,0 pikë përqindje, “materiale ndërtimi dhe metale” me +1,4 pikë përqindje, “produkte kimike dhe
plastike” me +1,2 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve kanë ndikuar negativisht grupet “makineri, paisje dhe pjesë këmbim” me -0,7 pikë përqindje dhe “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”
me -0,6 pikë përqindje.

Tregtia e jashtme e mallrave sipas disa vendeve:

Në muajin mars 2016, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me mars 2015 janë Italia me 3,7 %, Malta me 110,6 % dhe Greqia 1,0 %. Ndërsa vendet me të cilat
eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kosova me 32,1 %, Maqedonia me 19,8 %, dhe Kina me 37,1 %.
Në muajin mars 2016, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me mars 2015 janë Turqia me 20,9 %, Greqia me 6,3 % dhe Gjermania me 8,5 %. Ndërsa vendet me të
cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia me 1,8 %, Kina me 7,8 % dhe Serbia me 5,1 %.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 66,6 % të gjithë tregtisë. Në mars 2016, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 81,8 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 60,3 % të importeve
gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (35,6 %), Kina (7,7 %) Greqia (7,2 %), dhe Turqia (6,2 %).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button