Kosova

Thjeshtohen procedurat e aplikimit për leje ndërtimi

Me qëllim lehtësimin e procedurave të aplikimit për leje ndërtimi, sot u nënshkrua në Prishtinë marrëveshja e mirëkuptimit “One Stop Shop”.

Në një komunikatë për media të komunës së Prishtinës bëhet e ditur se marrëveshja u nënshkrua mes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komunës së Prishtinës, KEDS-it dhe KUR Prishtina.

Falë kësaj marrëveshje, të gjitha palët të cilat aplikojnë për leje ndërtimi, atë mund ta bëjnë në një zyre të vetme në Komunën e Prishtinës, e jo siç ka qenë deri tani, që duhet të shkonin edhe KEDS dhe në KUR Prishtina.

Në emër të Komunës së Prishtinës marrëveshjen e nënshkroi Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, i cili u shpreh se “kjo marrëveshje është edhe një lehtësim në të mirë të qytetarëve, të cilët tani e tutje do të kursejnë kohë dhe të gjitha shërbimet lidhur më këtë procedurë, do t’i kryejnë në komunën e Prishtinës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button