ParlamentarePolitika

Luan Rama:Nismë ligjore për statusin e ish-ushtarakut

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim(LSI), Luan Rama tha sot në parlament se p/ligji ‘për faljen e detyrimeve  ish-ushtarakëve’ i rikthen kësaj kategorie atë që ju është marrë padrejtësisht nga qeverisja parardhëse.

Me këtë rast deputeti Rama kërkoi nga qeveria që të sjellë në parlament një nismë të plotë ligjore për statusin e ushtarakut.
“Faji qëndron tek ata që kanë bërë ligjin, duke kryer një shkelje ndaj ish-ushtarakëve, për t’i dhunuar, thyer dhe poshtëruar gjithë atë armatë njerëzish, me të vetmin faj se i kanë shërbyer popullit dhe vendit të tyre. Djersa, kontributi dhe sakrifica e tyre është grabitur me ligj dhe ky ka qënë një qëndrim klasor, politik i një maxhorance në një periudhë të caktuar të qeverisjes, për të fyer dhe poshtëruar këtë shtresë sociale”, u shpreh deputeti Luan Rama, gjatë debatit në parlament për pr/ligjin “Për faljen e detyrimeve ish-ushtarakëve’.
Në fjalën e tij deputeti i LSI-së tha se trajtimi i kësaj kategorie kërkon një trajtim tërësor dhe shterues, ndaj ai sugjeroi që qeveria të sjellë në parlament një paketë të plotë ligjore për statusin e ish-ushtarakut, brenda këtij mandati.
“Inicimi i një nisme ligjore për të zgjidhur përfundimisht statusin e ushtarakut duhet të jetë  proritet i punës së qeverisë, e cila duhet ta sjellë atë në parlament para mbarimit të mandatit. Qeveria duhet të vijë me një paketë të plotë, shteruese të statusit të ish-ushtarakëve, sepse ne sot jemi një vend anëtar i NATO-s, por standardi i trajtimit të ish-ushtarakëve tanë nuk ka asnjë referencë me trajtimin që i bëhet kësaj kategorie në vendet anëtare të Aleancës. Prandaj, meqë po flasim për premtime të mbajtura, le të ndërmarrim një nismë serioze dhe t’u garantojmë ish-ushtarakëve statusin e dinjitetit, të nderit dhe respektit, për kontributin e dhënë per këtë vend”, deklaroi deputeti Luan Rama.

Falja e detyrimeve për ish-ushtarakët, Klosi:Përfitojnë 37% e tyre

klosi1Blendi Klosi, minister i Mireqenies Sociale dhe Rinise

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi deklaroi sot në Kuvend se nga p/ligji ‘Për faljen e detyrimeve të ish-ushtarakëve në skemën e pensioneve suplementare’ përfitues janë 37% e tyre.

Në këtë kuadër, kësaj kategorie i falen 13 miliardë lekë, ose 20% e vlerës së pensionit, të cilin e paguanin më parë në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, tha Klosi.
Falja e detyrimeve për ta vjen edhe në përputhje me një premtim elektoral të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, u shpreh ministri.

Ky projektligj ka një efekt prej 13 miliardë lekësh dhe i jep zgjidhje një problematike shumëvjeçare, e shkaktuar si pasojë e një kuadri ligjor, i konstestuar që në fillimet e hartimit të tij dhe në vazhdimësi, nga kjo kategori, si dhe i gjykuar e rrëzuar disa herë nga Gjykata Kushtetuese.
Zgjidhja e propozuar sipas projektit është falja e detyrimeve për 5500 ish-ushtarakë që kanë rezultuar debitorë si pasojë e efekteve prapavepruese të rillogaritjes së pensioneve në zbatim të një ligji të vitit 2010, si dhe të periudhës së gjatë të nxjerrjes dhe përpunimit të dokumentacionit mbi pagën mesatare referuese dhe periudhën e shërbimit

Ligj për vullnetarizmin, Vasili:Nisma ndihmon në shëndoshjen e shoqërisë

2812-VASILI-525x350Kuvendi nis punimet e seances se radhes me diskutimin e projektigjit “Për punën vullnetare”, propozim i grupit parlamentar te Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI). Kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili, e cilësoi nismën për vullnetarizmin një nga më të dobishmet dhe që ndihmon në shëndoshjen e shoqërisë sonë.

“Nisma e sotme, që vjen pas konsultimit me disa institucione ndërkombëtare, rregullon dhe vendos në shina ligjore një veprimtari, që në dy vitet e fundit ka shënuar një rritje të dukshme ne vend. Vullnetarizmi duhet konsideruar një aktivitet që ndihmon në shëndoshjen e shoqërisë dhe nxit angazhimin civil”, theksoi Vasili.

Po ashtu, theksoi ai, nisma orienton vullnetet e forcave më të mira të shoqërisë drejt një veprimtarie të devotshme duke larguar, vecanërisht të rinjtë, nga fenomenet negative.
“Nisma duket minore por ajo mobilizon vullnetet e mijëra të rinjve tanë të orientohen në një veprimtari që është e rregulluar tashme me ligj”, tha Vasili. Ai vlerësoi rolin e parlamentit në këtë drejtim, qe me kete nisme ligjore ‘demonstroi produktivitetin legjislativ dhe intelektual duke dëshmuar se prodhon mendim dhe jo vetëm debate’.

Ndërsa deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, një nga iniciueset e këtij projektligji, tha se në hartimin e tij shtysë kanë qënë organizatat e shoqërisë civile, te interesuara për rregullimin e marrëdhënieve mes aktorëve pjesëmarrës në fushën e vullnetarizmit.

Projektligji, tha Mehmetaj, është i destinuar për ata njerëz të cilët ndihmojnë dhe janë pjesëmarrës aktivë në komunitet. Nisma qartëson gjithashtu rolin e institucioneve që do te jenë të lidhura me punën vullnetare, tha ajo.

Objektivi i projektligjit “Për punën vullnetare” eshtë hartimi i një strategjie për nxitjen e vullnetarizmit dhe miratimin e një kornize ligjore për të rregulluar marrëdhëniet mes palëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button