Rajoni

Mosmarrëveshjet shtyjnë shpalljen zyrtare të rezultatit të zgjedhjeve

Njoftimi zyrtar i rezultateve të zgjedhjeve legjislative në Serbi, i planifikuar për ditën e sotme, është shtyrë për shkak të mosmarrëveshjeve midis partisë fituese të kryeministrit, Aleksandar Vuçiç dhe opozitës për çështjen e numërimit të fletëve të votimit në disa qendra.

“Komisioni Elektoral njoftoi dje në mbrëmje se zgjedhësit e regjistruar në 15 qendra (më shumë se 8 000 ose 0,25 për qind të zgjedhësve) do të kryenin sërish procesin e votimit. Disa qendra të tjera janë duke u shqyrtuar edhe ditën e sotme. Kjo votë me shumë gjasa do të zhvillohet më 4 maj”, referuar agjencisë serbe të lajmeve, TANJUG.

Opozita, por gjithashtu partia fituese (Partia për Progres, SNS, qendra e djathtë), u ankuan për parregullsi.

SNS-ja shfaqet kundër përfaqësimit në Parlament të dy grupeve që mezi kanë arritur pragun prej pesë për qind të nevojshëm për të hyrë në parlament. Koalicioni liberal i kryesuar nga ish-presidenti Boris Tadiç dhe një koalicioni euroskeptik dhe prorus, DSS-Dveri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button