Ekonomia

Konkursi ndërkombëtar i verërave Ballkan 2016, AIDA: Mundësi unike

Konkursi ndërkombëtar i verërave Ballkan 2016, konsiderohet nga Agjencia e Zhvillimit të Investime, një mundësi unike për të paraqitur produktin tek ekspertët e mirënjohur të verërave, tregtarë dhe importues të verës, gazetarë dhe blogerë të verërave, gjithashtu dhe klientë potencialë të cilët do të ndjekin festivalin. Përmes një publikimi në faqen zyrtare të saj AIDA fton sipërmarrjen shqiptare të bëhet pjesë e këtij konkursi.

Konkursi ndërkombëtar ballkanik i verërave është i pari në llojin e tij. Ai feston traditën mijëvjeçare të prodhimit të verërave në gadishullin tonë. Dedikuar ekskluzivisht verërave rajonale, ky konkurs vjetor zhvillohet në zemër të Ballkanit, në Sofje, Bullgari – duke aspiruar të tërheqe vëmendjen e komunitetit verës duke treguar se cfare ofron ky rajon. Konkursi është i hapur për prodhuesit e verës nga të gjitha vendet e Ballkanit, nga rajoni i Detit të Zi dhe nga e gjithë bota. Festivalin Ballkanik të verës do ta ndjekë konkursi i dashamirësve të verës.

Pse Ballkani?

Ballkani është krenar për historinë e verës më të lashtë në botë. Varietetet lokale të rrushit të Ballkanit janë po aq të pasura sa është edhe shpirti e njerëzve në rajon. Me gati 1,8 milion ton prodhim të verës në vit, Ballkani renditet i 5-ti në botë, menjëherë pas vendeve me të mëdha të prodhimit të verës – Itali, Francë, Spanjë dhe SHBA. Gjatë dekadës së kaluar, prodhuesit e vererave ne Ballkan kane bere progres te madh në cilësinë e verërave dhe ka rritur pretendimet e saj si një lojtar kyç në hartën e verës ne botë.

Pse të marrim pjesë?

Konkursi Ndërkombëtar i Verërave Ballkan 2016, është një vend për ekspertët botërore të verës, mjeshtrat, tregtarët, gazetarët dhe blogerët e verës nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Japonia, Rusia, India, vendet skandinave, Gjermani, Belgjikë dhe Holandë. Ky event do të mirëpresë përfaqësuesit e elitës globale të njohësve të verës. Disa nga degustuesit më të kualifikuar dhe me të kërkuar të botës do të shijojnë dhe të gjykojnë verërat më të mira të Ballkanit dhe do të zbulojnë karakterin e tyre unik, pasurinë dhe kompleksitetin rajonal. Konkursi ndërkombëtar i provës së verërave do të jetë një instrumenti i rëndësishëm për të nxitur tregtarët e verërave të Ballkanit, të gjejnë rrugën e tyre në tabelat e komunitetit verë-dashes në botë dhe të zenë vendin e tyre në tregun global të verës. Konkursi zhvillohet në datat 26-29 maj në Sofje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button