ParlamentarePolitika

Braçe shpërthen për “21 janarin”, akuza ndaj Gardës së Republikës

Publikimi nga Top-Channel një ditë më parë të një dokumenti përmes të cilit Garda Republikës e quan të ligjshëm hapjen e zjarrit pasi sulmi i protestuesve të 21 janarit, ishte i dhunshëm, ka prodhuar në sallën e parlamentit gjysëm bosh, një reagim të fortë nga deputeti Erion Braçe.

Pavarësisht se në sallë mungonte ministri Tahiri, Braçe nuk nguroi ta kundërshtojë këtë dokument.

“Unë e çmoj shumë ndërhyrjen e djeshme të ministrit të Brendshëm, natyrisht për të sqaruar dhe për të vendosur pikat mbi ‘i’ mbi një dokument të bërë publik nga Top Channel, në referencë të asaj që ka ndodhur në gjykatën e Apelit në një proces civil. Do të kërkoja sot nga ministrii Brendshëm që ai akt, ai dokument i paraqitur nga Garda e Republikës në atë gjykatë të tërhiqet mbrapsht. Nuk referon të vërtetën ai akt”, tha Braçe.

Vendimin e Gjykatës së Lartë deputeti Brace e shikon si imponim ndaj shoqërisë të një grupi gjyqtarësh për të cilët ai bëri këtë propozim:

“Kjo është çështje që legjitimon shkrirjen e këtyre gjykatave. Nga ajo e faktit deri te Gjykata e lartë, sepse nuk është bërë drejtësi, po mbulohet krimi, urdhëruesi, po mbulohet vrasësi”.

Nevojën e reformës në drejtësi Braçe e lidhi me krijimin e një kaste të denjë gjyqtarësh të cilët sipas tij do të kenë kurajon edhe të gjykojnë Lulzim Bashën për akuzat e ngritura në lidhje me rrugën Durrës-Kukës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button