Home / Kronika / Kronika e zeze / Aksidentohet në mënyrë tragjike familja shqiptare, vdes babai dhe 2 fëmijët, nëna dhe djali rëndë

Aksidentohet në mënyrë tragjike familja shqiptare, vdes babai dhe 2 fëmijët, nëna dhe djali rëndë

familja-320x227Një aksident tragjik ka shkatërruar përgjithmonë një familje shqiptare të cilët prej vitesh jetonin në Britaninë  e Madhe dhe kishin nënshtetësi britanike. Familja Isufi e përbërë nga dy bashkëshortët dhe tre fëmijë 15, 14 dhe 9 vjeç ishin  duke u kthyer në Shqipëri tek të afërmit e tyre për të kaluar pushimet kur janë përfshirë në një aksident tragjik që i ka marrë jetën babait, Erjon Isufi, 37 vjeç dhe 2 fëmijëve, djalit, Richard, 15 vjeç dhe vajzës 14-vjeçare Ramela, ndërkohë që ka mbetur e plagosur rëndë nëna 34 vjeçare Meri dhe djali tjetër i familjes Isufi, Clive, 9 vjeç.

Ngjarja e rëndë që ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat britanike ka ndodhur 2 ditë më parë në një rrugë në brigjet e Adriatikut rrugës për në Dubrovnik, Kroaci, ndërsa familja shqiptare udhëtonte në një automjet tip BMW. Mendohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe pasi është përplasur me bordurën e rrugës është përplasur edhe me një kamion që vinte në krah të kundër.

Familja shqiptare jetonte prej vitesh ne Londer. Diten e sotme, shume njerez kane kryer homazhe prane banese se tyre ne Britanine e Madhe duke vendosur lule, qirinj dhe lodra ne kujtim te 3 personave qe humben jeten tragjikisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published.