Ekonomia

“Smart Travel Albania”, prezantohet aplikacioni i ri i transportit publik

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka prezantuar aplikacionin e ri që jep informacionin e nevojshëm për gjithë itineraret dhe oraret e transportit publik. Ministri, tha se aplikacioni “Smart Travel Albania”, është lehtësisht I përdorueshëm, mjafton pasja e një telefoni smart që bën të mundur shkarkimin dhe më pas përdorimin.
Ministri Haxhinasto, tha se Ministria e Transporteve i kushton vëmendje të madhe zbatimit të sistemeve inteligjente të transportit.

“Në ketë kuadër, së shpejti do të prezantohet edhe aplikacioni tjetër, që do të paraqesë në kohë reale gjendjen e akseve kombëtare rrugore dhe trafikut. Më pas këtij aplikacioni, do ti shtohet edhe elementi i biletimit elektronik”.

Sipas tij në muajin maj përfundon gjithë paketa ligjore për reformën në transpotin ndërqytetas, një reformë e thellë, që do të sjellë një shërbim krejtësisht tjetër për qytetarët shqiptar, duke organizuar gjithë linjat ndërqytetëse dhe duke sjellë një cilësi të re në transport.

Haxhinasto, tha se ky aplikacion vjen në kohën e duhur, pasi shumë shpejt hapet edhe sezoni turistik dhe do të jetë një ndihmesë e madhe për turistët e huaj që do të vizitojnë vendin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button