Maqedonia

Ekip i përzier policor zbulon emigrantë në kamion

Policia në afërsi të Demir Kapisë ka zbuluar 24 emigrantë nga Afganistani, Iraku dhe Irani në një automjet transporti me regjistrim të Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton MPB, një patrullë e përzier policore nga SP Bogorodica dhe Republika e Kroacisë, mbrëmë në ora 21,30 kanë vërejtur një automjet transportues „Ford Transit“ me regjistrim të Shkupit, se si me shpejtësi të madhe ka lëvizur në drejtim të Demir Kapisë. Punonjësit e policisë janë dhënë pas tij dhe në vendin e quajtur „Arsovi Laki“ pas shenjës së dhënë për ndalesë, automjeti ka vazhduar të lëviz me përshpejtim. Duke u shkyçur nga rruga magjistrale ka vazhduar të lëviz rrugës tokësore, ku pas 50 metrash shoferi e ka ndaluar automjetin, ka dalë dhe është dhënë në ikje.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka zbuluar 24 persona-emigrantë, nga të cilët 16 nga Afganistani, tre nga Iraku dhe pesë nga Irani,  të cilët janë shoqëruar në Stacionin policor Negotinë. Pas konsultave me prokurorin publik, shtatë persona janë vendosur në Qendrën për pranim të huajve të MPB, ndërsa 17 personat tjerë janë kthyer në Greqi.

Janë duke u ndërmarrë masa për gjetjen e shoferit i cili e ka drejtuar automjetin deri në zbardhjen e plotë të rastit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button