Home / Kronika / Sociale / Bashkia e Tiranës vijon prezantimin e projektit të sheshit “Skënderbej”

Bashkia e Tiranës vijon prezantimin e projektit të sheshit “Skënderbej”

Bashkia e Tiranës vijoi të premten turin e prezantimit dhe dëgjesave për projektin e sheshit “Skënderbej” me banorët e Njësisë Administrative nr. 11. Nënkryetari Arbjan Mazniku theksoi rëndësinë që ka sheshi “Skënderbej” për çdo qytetar, sipas te cilit  si qendra e te gjithë shqiptarëve, duhet të përfaqësojë realisht këtë simbolike ne mënyrën si do ndërtohet apo dhe gjelbërohet me gurë e pemë nga të gjitha trojet.
Drejtori i Përgjithshëm i Urbanistikës, Ditjon Baboçi, solli në vëmendje një sërë studimesh të cilat kane pikë të përbashkët kthimin e sheshit “Skënderbej” në një shesh për këmbësorë.
Drejtori i Transportit në bashki, Enton Punavija, foli për masat e marra në kuadër të këtij projekti që lidhen me infrastrukturën rrugore, transportin publik, por edhe me ndarjen e qarkullimit në disa faza për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.
Bashkia-Mazniku-ne-Njesine-11Bashkia, tha ai, ka riorganizuar të gjithë rrjetin e linjave të shërbimit duke zgjatuar disa prej tyre, në mënyrë që çdo zonë urbane të ketë shërbimin e nevojshëm të transportit publik.
Ndërsa koordinatori i zhvillimit të projektit, Gentian Agolli, detajoi më tej ndërhyrjet në sheshin “Skënderbej”, duke theksuar se do të ketë një ndarje 50% me 50% të zonës së gjelbër me atë të gurtë, si edhe ndërtimin në mënyrë të ndarë nga njëra-tjetra të 11 lulishteve, për t’i vënë ato gradualisht në funksion të qytetarëve.
Punimet e sheshit “Skënderbej”do të mbyllen brenda 12 muajve duke e kthyer kështu gjithë zonën në një kohë rekord, në shërbim të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.