Home / Teknologji / ‘Pyet Shtetin’, portali që nxit informimin e qytetarëve

‘Pyet Shtetin’, portali që nxit informimin e qytetarëve

“Pyet Shtetin” është portali më i ri, që synon të ndihmojë qytetarët dhe grupet e ndryshme të interesit për të patur një akses më të madh dhe për të gjetur më me lehtësi informacione me karakter publik.

Portali, i prezantuar sot nga Fondacioni Soros, në bashkëpunim me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka  qëllim nxitjen e transparencës së autoriteteve publike ndaj qytetarëve, duke përmbledhur në një faqe unike të gjithë informacionet publike të hartuara nga ana e tyre.

Një funksion tjeter i portalit “Pyet Shtetin”,  është lehtësimi i procedurës së dërgimit të kërkesave për informim ndaj çdo autoriteti publik përgjegjës, si dhe të ankesave në rast refuzimi të informacionit të kërkuar pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit. Përmes shfrytëzimit të këtij portali, çdo qytetar apo grup interesi mund të dërgojë në mënyrë të thjeshtë elektronike kërkesat për informacion apo ankesat në rast refuzimi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: