Sporti

Prezantohet në KKT projekti i stadiumit të ri “Arena Kombëtare”

Në Këshillin Kombëtar të Territorit u  paraqit sot,  projekti i Stadiumit të ri “Arena Kombëtare”.

Kryeministri Edi Rama duke prezantuar këtë projekt gjatë mbledhjes së KKT, u shpreh se, “kemi marrë mbështetje për projektin për stadiumin”.

“Të gjithë njerëzit e futbollit stadiumin e duan aty ku është”, tha Rama.

Duke folur për stdiumin e vjetër ‘Qemal Stafa’, Ram tha se, “fasim për një monument kulture në mënyrë abstrakte. Stadiumi sot në këtë gjendje është një qendër e mjeruar tregtare. Stadiumi është një turp në mes të kryqytetit dhe turp potencial për vendin tonë”.

“Stadiumet sot nuk ndërtohen më vetëm për futboll”, tha Rama, duke shtuar se, “ajo që kemi bërë me ‘Elbasan Arenën’ e ‘Loro Boriçin’ i bën nder qeverisë”.

“Kudo ku ndërtohet një stadium është truall i dhuruar nga bashkia”, thaRama duke përmendur disa shembuj nga vende të ndryshme europiane.

“Nuk shoh arsye për polemika për domosdoshmërinë e stadiumit. Nuk ka një projekt arkitektonik të mundshëm që të ketë konsensus. Është jo e udhës që projekti i stadiumit të kundërshtohet pa e parë”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se, “Projekti i ri heq parkimin e makinave dhe kthen projektin e arkitektëve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button